Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova.
Pagat ishin më të larta në shtatë aktivitete ekonomike. Të parat midis tyre ishin “Krijimi dhe përhapja e informacionit dhe produkteve krijuese, telekomunikacioni” – 5739 leva me një rritje vjetore prej mbi 9% dhe “Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” – deri në 3837 leva me një rritje prej mbi 13%.
Banorët e Sofjes morën pagën mesatare më të lartë – 3386 leva, që është 38.6% më shumë se paga mesatare në të gjithë vendin. Rritja më e lartë e të ardhurave ishte në Bllagoevgrad – mbi 16.1%, në Tërgovishte – 16% dhe në Pleven – 13.8%.
Numri i të papunëve u ul me rreth 36 mijë persona, duke arritur në pak mbi 116 mijë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..