Hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë u ndërmor - vendi ynë mori konfirmim zyrtar se i përmbushi të gjitha kriteret e nevojshme nëpërmjet raporteve të konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane dhe Komisionit Evropian, të publikuara më 4 qershor. Por është ende shumë herët për të hapur shampanjën - përpara se të bëhet vendi i 21-të në eurozonë, Bullgaria përballet me një periudhë intensive prej rreth 4 javësh, gjatë së cilës duhet të marrë pëlqimin nga 3 institucione - Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN), Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.
"Kjo rrugë duhet të përfundojë deri më 8 korrik që pranimi i Bullgarisë në eurozonë të bëhet fakt. Deri më tani, nuk ka sinjale që të na bënin të mendojmë se dikush në këto institucione mund të jetë kundër hyrjes sonë.Megjithatë, ka shumë vërejtje në raport, ka shumë për të lexuar dhe për të dëshiruar", tha për Radion Kombëtare Bullgare Ljubomir Dacov, anëtar i Këshillit Fiskal, ish-zëvendësministër i financave.
Për momentin po ecim sipas planit - theksoi për Radio Bullgarinë financieri Nikollaj Vasilev, ish-zëvendëskryeministër në kabinetin “Sakskoburggotski”.
“Ky është hapi ynë i radhës pas anëtarësimit tonë në NATO, në Bashkimin Evropian. Atëherë do të ndihemi më shumë si evropianë të klasës së parë. Duhet të jemi krenarë që kemi tejkaluar 6 vende të BE-së që nuk janë në eurozonë sepse nuk i plotësuan kriteret” - tha ekonomisti për Radio Bullgarinë, sipas të cilit anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë ka vetëm efekte pozitive për vendin.
"I di kritikat e skeptikëve, por nuk pranoj asnjërën prej tyre", ishte kategorik Vasilev. Sipas tij, vetë fakti i hyrjes në eurozonë është më i rëndësishëm sesa shqetësimet se shteti mund të marrë borxhe me një ritëm më të shpejtë. Ai vetë është mbështetës i një politike buxhetore më të rezervuar dhe i ruajtjes së një suficiti, prandaj ishte kritik ndaj politikës financiare në vitet e fundit:
“Fakti se, që nga viti 2021 lëshuam frenat dhe jemi në rënie nuk ka të bëjë fare me eurozonën. Thjesht që atëherë sundojnë përfaqësues të së majtës dhe popullistë”, tha Vasilev.
Sipas Doc. Grigor Sarijski nga Instituti për Kërkime Ekonomike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, megjithatë, problemi kryesor pas hyrjes sonë në euro do të jetë fakti që duhet të paguajmë borxhet e të tjerëve:
"Hyrja në eurozonë nuk ka të bëjë vetëm me çmimet dhe shpenzimet më të larta. Personalisht, unë e shoqëroj atë me nënshtrimin e rregullave të përbashkëta të eurozonës, të cilat nuk ishim të detyruar t'i ndiqnim deri më tani.Si shembull, mund të japim rrezikun e përbashkët të kreditit. Siç e dini, në eurozonë, çdo vend anëtar duhet të blejë mbrapsht obligacionet, të cilat shpërndahen në bazë të kuotave nga Këshilli i Bankës Qendrore Evropiane (BQE).Dhe këto janë dokumente që janë vërtetuar si të pabesueshme”, shprehu shqetësimet e tij Sarijski.
Rritjet e taksave po trokasin në derë, parashikoi ai gjithashtu:
"Që ne do të pasurohemi gjithashtu nuk është e vërtetë. Mendoni se si ishte dinamika e të ardhurave në Greqi, ata iu bashkuan eurozonës me një standard jetese të ngjashëm me tonin ose pak më të lartë. Nëse i matim sipas PBB-së për frymë, ata para kohe megjithëqë iu afruar standardit të BE-së, aktualisht kthehen në nivelin tonë."
Pranimi i euros shoqërohet me reagime polare në shoqëri - nga euforia deri në refuzim të plotë. Megjithatë, pushtetarët janë të bashkuar në vlerësimin e tyre - pas raporteve të KE-së dhe BQE-së, vendi ynë është gati të realizojë një nga qëllimet e tij strategjike. “Qeveria bullgare është gati të vë euron në shfrytëzim nga 1 janari 2026. Ne jemi përgatitur për këtë proces për një kohë të gjatë”, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova, ndërsa kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se “duhet të ketë qetësi në shoqërinë bullgare, parashikueshmëri dhe transparencë të procesit”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: ec.europa.eu, BTA, Këshilli i Ministrave, evroto.bg, Aleksandra Mihajllova
Të ardhurat mesatare tremujore totale për person në një familje në Bullgari në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 3271 leva (1672 euro) dhe u rritën me 15.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e monitorimit..
Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë. "Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe..
Deri në fund të vitit, “Bulgargaz” duhet të paguajë 20 milionë leva më shumë sipas kontratës me “Botash” për shkak të indeksimeve, tha ministri i energjetikës Zheço Stankov, njoftoi BGNES. Gjatë qeverisë së përkohshme të Gëllëb Donev, të emëruar nga..