Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.
"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.
U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgNjë sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e Brendshme, si dhe deputetë të Kuvendit Popullor, kanë marrë një angazhim të qartë: të përmirësojnë..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i rëndësishëm për mirëqenien materiale të familjeve është më i ulëti në Hungari – 72% e fuqisë blerëse..
Jam i sigurt se raportet e konvergjencës për Bullgarinë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane do të mirëpriten nga të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës. Këtë e deklaroi një burim nga BE për korrespondenten e Radios Kombëtare Bullgare në..
Një sërë institucionesh – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia e Punësimit, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Ministria e..