Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.

"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.

U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgPaga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2 580 leva. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, paga mesatare mujore u rrit me 12.0%, ku..
Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë ruse të naftës “Lukoil” të sanksionuar, raportuan Reuters dhe BNR Horizont. Licenca e përgjithshme..
Banka Popullore e Bullgarisë (BNB), në rubrikën e saj “Pyetje dhe përgjigje” për aplikimin e euros, publikoi një sqarim se si do të shënohet dhe shkruhet monedha e përbashkët në përputhje me rregulloret e BE-së. Sipas kërkesës që emri i monedhës duhet..