Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.
"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.
U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgVitet e fundit, në Bullgari janë mbledhur dhe përpunuar 15 000 tonë barëra. Pothuajse 90% e tyre eksportohen. Ekzistojnë mbi 200 bimë medicinale që përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore. Tregtia aktive..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të..
Shkalla e rritjes së çmimeve në BE u ngadalësua në 2.4% në prill 2025 në bazë vjetore krahasuar me 2.5% në mars, tregojnë llogaritjet e Eurostat. Për Bullgarinë, të dhënat e raportuara sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumatorit tregojnë..
Jam i sigurt se raportet e konvergjencës për Bullgarinë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane do të mirëpriten nga të gjitha shtetet..
Gjatë vitit 2024, Bullgaria ishte në vendin e parafundit në BE së bashku me Estoninë për nga Konsumi Individual Faktik (KIF) për frymë. Ky tregues i..