Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4 qershor 2025 dhe i financuar me fonde të veta. "DPS-Fillimi i Ri" renditet e dyta me 15.7%. Kjo po ndodh në sfondin e përfundimit të mosmarrëveshjes ligjore rreth emrit të partisë, e cila ka një efekt legjitimues, vërejnë sociologët. PP-DB aktualisht gëzon 14.2% mbështetje. Problemi kryesor për koalicionin është mungesa e homogjenitetit politik dhe mesazhet heterogjene. Rasti i një vote të mundshme mosbesimi ndaj qeverisë është tregues - PP tregon gatishmëri për një veprim të tillë pas vendimit të institucioneve evropiane për euron, ndërsa DB distancohet nga një iniciativë e tillë. Partia "Vëzrazhdane" mbledh mbështetje prej 13.4%, dhe BSP - 7%. Pjesëmarrja e partisë në qeveri deri më tani ka ndaluar erozionin e mbështetjes elektorale të viteve të fundit.
ITN gjithashtu mban pozicione të qëndrueshme - 5.1%. Mbështetje prej 5.5% është regjistruar për MEÇ. Përkrahja për APS ka rënë në 3.9%, ndërsa "Veliçie" ka regjistruar mbështetje prej 3.7%. Problemi kryesor me të cilin përballet formacioni, sipas sociologëve, është mungesa e mesazheve kuptimplote për votuesit.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Gallup
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në..