Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education (Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga 401 deri në 600 nga gjithsej 2526 universitete në 130 shtete. Këtë e bëri të ditur qendra e shtypit e universitetit.
Renditja vlerëson arritjet në përmbushjen e objektivave globale të Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshëm. Universiteti i Sofjes është renditur në 11 nga 17 objektiva, duke ruajtur pozitat e tij, pavarësisht nga rritja e numrit të pjesëmarrësve. Metodologjia e renditjes përdor tregues të verifikuar me kujdes, të cilët ofrojnë një krahasim të plotë dhe të balancuar në katër fusha të gjera: kërkimi shkencor, menaxhimi i burimeve, ndikimi dhe mësimdhënia.
Renditja e Universitetit të Sofjes në fushat e veçanta:
– Vendi 101–200 për barazi gjinore;
– Vendi 101–200 për energji të pastër dhe të përballueshme;
– Vendi 101–200 për veprim kundër ndryshimeve klimatike;
– Vendi 201–300 për mbrojtjen e burimeve ujore;
– Vendi 301–400 për ruajtjen e biodiversitetit;
– Vendi 401–600 për punë të denjë dhe rritje ekonomike;
– Vendi 401–600 për qytete dhe komunitete të qëndrueshme;
– Vendi 401–600 për drejtësi dhe institucione efektive;
– Vendi 601–800 për arsim cilësor;
– Vendi 1001–1500 për jetë të shëndetshme dhe mirëqenie;
– Vendi 601–800 për partneritet në zhvillimin e qëndrueshëm.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Universiteti i Sofjes
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..