Këtë vit, Bullgaria pati sezonin më të mirë dimëror, tha Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në një konferencë për shtyp, duke iu referuar të dhënave për katër muajt e parë, raportoi BTA.
Për herë të parë, u bënë mbi 2 milionë regjistrime turistike - 6.4% më shumë se vitin e kaluar dhe 22% më shumë se para COVID 2019. Kjo, sipas ministrit, është për shkak të strategjisë jashtëzakonisht të fokusuar të reklamimit dhe marketingut. Një rritje e numrit të turistëve u regjistrua si midis qytetarëve bullgarë, ashtu edhe midis atyre të huaj.
"Turistët bullgarë të regjistruar në vitin 2025 janë 1 389 000 persona, regjistrimet e turistëve të huaj janë 632 000. Ky është gjithashtu një lloj rekordi, sepse për herë të parë kemi tejkaluar 600 000 regjistrime për këtë periudhë. Numri i përgjithshëm i qëndrimeve me net është gjithashtu në rritje", tha Mirosllav Borshosh.
Sipas Eurostat, Bullgaria është në TOP 10 ndër vendet kryesore me turizmin dimëror më të zhvilluar në periudhën janar-mars.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..