Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Foto: iStock

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord me vlerësimet pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane për përmbushjen e kërkesave nga Bullgaria, thuhet në një deklaratë të Eurogrupit të cituar nga BTA.

Të premten, më 20 qershor, Këshilli i BE-së duhet të miratojë një letër drejtuar Këshillit Evropian për të nisur procedurën. Javën tjetër, Këshilli Evropian do të diskutojë temën dhe procesi do të përfundojë më 8 korrik me një votim mbi opinionin në Parlamentin Evropian dhe miratimin nga Këshilli i BE-së të vendimeve të nevojshme përfundimtare.

Bullgaria u përfaqësua në takimin në Luksemburg nga Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë Dimitër Radev. Përpara forumit, Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe dhe Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike Valdis Dombrovskis hodhën poshtë shqetësimet se pranimi i Bullgarisë në eurozonë mund të çojë në inflacion serioz dhe rritje të çmimeve në vend, duke përmendur angazhimin e Sofjes për një politikë buxhetore të arsyeshme dhe të sigurt.

Lexoni më tepër në arkivin tonë:

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto:  iStock



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe

Presidenti i Eurogrupit pret një konsensus për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë

Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. "Unë besoj se hyrja e Bullgarisë në еurozonë do të jetë..

botuar më 25-06-19 6.08.MD

Ministri i Energjisë Zheço Stankov: Bullgaria ka një rol kyç në lidhjen energjetike në rajon

Brenda pak javësh, një anije tjetër me tuba për Korridorin Vertikal të Gazit do të mbërrijë në portin e Burgasit, njoftoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në Forumin e Lidhshmërisë Burgas 2025. Eventi mblodhi së bashku diplomatë, ministra dhe..

botuar më 25-06-19 4.56.MD