Pllamen Bonev (De La Bona) hyn në verë me këngën e tij të re – "Fillimi apo fundi". Ajo është me muzikë të kitaristit Andriano Angellov, me të cilin këngëtari bashkëpunon prej kohësh. Gjithçka filloi me një rif të kitarës që Andriano ia propozoi Pllamenit; atij i pëlqeu shumë, dhe prej aty kitaristi zhvilloi muzikën e këngës. Më pas, Meri Ilieva shkroi tekstin, ndërsa Pllameni bëri përpunimin dhe aranzhimin e saj.
"Fillimi apo fundi" është kënga e parë nga albumi i ri i ardhshëm i Pllamen Bonev, pasi këngëtari mbylli dhe faqen e fundit të albumit të tij të mëparshëm "Të dua". Edhe kjo këngë vibron në frekuencën e rock-ut dhe, sipas tij, mesazhi i saj është filozofik.
"Duke jetuar në një univers digjital, ku kemi shumë mundësi, zgjedhja është e jona se ku të qëndrojmë, në cilën frekuencë – shpjegon Pllamen Bonev. – Fillimi apo fundi – kjo është zgjedhja jote, që e bën në këtë moment të jetës tënde. A do të zgjedhësh një frekuencë të favorshme, apo në një nivel të pavetëdijshëm do të zgjedhësh të përvetësosh një mësim. Domethënë, do të qëndrosh në një frekuencë që nuk është aq e favorshme për ty, dhe do ta marrësh mësimin tënd. Në jetë nuk ka gjëra negative – ka vetëm gjëra të mira dhe mësime."
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@delabonaofficial
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..