Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork kërkon praktikantë dhe vullnetarë

"Të rinjtë janë me mendje të hapur, të aftë për të komunikuar dhe për të marrë përgjegjësi", thotë konsulli i përgjithshëm Angel Angellov

Viktorija Ivanova
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork

Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për profesionin e diplomatit dhe të përfshihen në jetën kulturore të komunitetit bullgar përtej Oqeanit. Në këtë mënyrë të rinjtë fitojnë përvojë të paçmueshme, ndërsa përfaqësia bullgare – ndihmës ambiciozë me shqisa të hapura ndaj një bote me një anë të shkëlqyer, por gjithashtu jashtëzakonisht përgjegjëse dhe kërkuese për përkushtim.

Për t’u bërë një i ri praktikant, ai duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme: të jetë shtetas bullgar ose i një shteti të Bashkimit Evropian, të jetë student në një specialitet të lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare, të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj. Nga ai kërkohet të paraqesë një kërkesë sipas një formulari për në Konsullatën e Përgjithshme, si dhe një CV, vërtetim nga institucioni arsimor, letër motivuese. Procedura për vullnetarët është edhe më e thjeshtuar. Një hollësi e rëndësishme është se të dy pozicionet nuk janë të paguara dhe përfaqësia diplomatike nuk merr përsipër akomodimin.

Angel Angellov

“Përpiqemi që praktikantët tanë të fitojnë një ide sa më realiste se çfarë do të thotë t'i përkushtohesh profesionit diplomatik – nga pjesëmarrja në ngjarje, pritje dhe takime me persona zyrtarë së bashku me drejtuesin e misionit diplomatik deri te puna me dokumente – tregon Angel Angellov, konsull i përgjithshëm në Nju Jork. – Praktikantët tanë gjithashtu marrin pjesë në organizimin e ngjarjeve kulturore, përgatisin informacione për rrjetet sociale. Kështu ata fitojnë përvojë të dorës së parë dhe këto janë përfitimet e mëdha që mund të nxjerrin nga praktika në përfaqësinë konsullore.”

Përveç që do të largohen me një vërtetim për punën e bërë brenda një muaji apo dy, praktikantët fitojnë mundësinë të shmangin disa gjëra:



“Procesin e përfundimit të arsimit të tyre akademik me një diplomë master, pasi kjo është një kërkesë për të hyrë në shërbimin diplomatik, një procedurë jashtëzakonisht konkurruese në konkurset për pranimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe mund gjithashtu të shmangin kursin trajnues, marrjen e provimit për gradë, punën në drejtoritë, miratimin për një mandat akademik”, shpjegon konsulli i përgjithshëm.

Misioni diplomatik gjithashtu ka përfitim nga puna me kolegët e tij të ardhshëm të mundshëm.



“Marrim të rinj që duan të na ndihmojnë dhe njëkohësisht arrijmë të forcojmë lidhjen e tyre me Bullgarinë, u japim një ide për një karrierë të mundshme të ardhshme në shërbimin diplomatik bullgar – zbulon Angel Angellov. – Arsyet më të përgjithshme përse ata vijnë tek ne është se në shumë vende praktika është e detyrueshme. Për më tepër, në një moment kur ata fillojnë të kërkojnë punë ose programe masteri, kjo përvojë do t’u jetë shumë e dobishme, pasi në Shtetet e Bashkuara universitetet e mira nuk shikojnë thjesht rezultatet, të themi, nga provimet e maturës, por edhe profilin e përgjithshëm të të riut – sa është përfshirë në nisma bamirësie, çfarë aftësish lidershipi dhe përvoje multikulturore posedon. Dhe duke qenë se çdo javë organizojmë ngjarje kulturore, u japim mundësi praktikantëve të tregojnë se janë të hapur ndaj kulturave të ndryshme, kanë perceptime, fleksibilitet dhe cilësi të tjera shumë të dobishme.”

Konsulli i përgjithshëm në Nju Jork Angel Angellov ndan përvojë me rezultat të kënaqshëm për të dyja palët.

Asen Neçev

“Së fundmi përfundoi praktika e një vajze bullgare (Viktorija Ivanova), e cila po përfundon një diplomë master në gazetari në Universitetin e Nju Jorkut – thotë më tej konsulli i përgjithshëm. – Me të vazhdojmë të bashkëpunojmë – me rastin e një vizite të fundit të një delegacioni nga Departamenti i Gazetarisë i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ajo arriti të ndërmjetësojë lidhjen midis dy universiteteve dhe të realizohet ky shkëmbim akademik. Aktualisht kemi një praktikant (Asen Neçev), student i vitit të parë në Universitetin e Pensilvanisë, i cili tashmë po përfshihet aktivisht në ngjarje, shkruan informacione, ndihmon në shërbimin konsullor, ka mundësi të marrë pjesë në disa pritje. Fakti që këta të rinj kanë zgjedhur të kryejnë praktikën në një mision diplomatik të Bullgarisë tregon interesin e tyre, hapjen e tyre për të mësuar gjëra të reja. Të gjithë ata janë shumë inteligjentë dhe kanë ambicie për t’u realizuar në aspekte të ndryshme të politikës së jashtme.”



Shembuj pozitivë gjenden edhe te vullnetarët, detyra e të cilëve është të ndihmojnë në logjistikën e ngjarjeve të ndryshme – për shembull kur ka zgjedhje, ata presin dhe udhëzojnë votuesit. Midis këtyre të rinjve janë Aleksandra Stamatov, e cila është studente në “Firencën artistike”, dhe Angelika Glogov, e pranuar së fundmi në një universitet elitar amerikan.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork, Facebook/ Asen Neçev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë në Bullgari mbahet kongresi ndërkombëtar i punuesve të dantellës

Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..

botuar më 25-08-16 8.00.PD

OPEN BUZLUDZHA mbledh mijëra nën “pjatën” e monumentit më të njohur në Bullgari

Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..

botuar më 25-08-16 7.00.PD

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, mirëpret dizajnin e monedhës bullgare euro

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..

botuar më 25-08-13 6.17.MD