Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shfaqje interaktive rreth misterit të ujit ringjall eposin e lashtë trak

Foto: academiaorphica.org

Eposi i lashtë trak merr jetë më 28 qershor nën tingujt e muzikës magjepsëse dhe koreografisë spektakolare në amfiteatrin e Qendrës Kulturore dhe Turistike "Akve Kalide" (Aquae Calidae) në Burgas, informon Akademia "Orfika". Në shfaqjen interaktive "Misteri i Ujit" nimfat, rojet e ujërave, na çojnë drejt burimeve të gjalla për të pastruar shqisat dhe për të shuar etjen tonë për bukurinë e vërtetë, e cila ka fuqinë të shërojë.


Dita do të fillojë me një ekspozitë nga artistja dixhitale Diljana Angellova, e vendosur jashtë, përpara Qendrës Kulturore dhe Turistike Aquae Calidae. Në 26 kanavacë në shkallë të gjerë, ajo paraqet piktura dixhitale me simbolikë orfike, duke kombinuar teknologjitë moderne me imazhet arketipike, të cilat provokojnë dhe krijojnë një urë lidhëse me spektaklin në amfiteatrin midis rrënojave të shenjtërores trake në Termopolisin e lashtë. E gjithë kjo mund të përjetohet në sfondin e muzikës ndikuese të Art-Formacionit Orfika. Vizitorët do të jenë në gjendje të flasin drejtpërdrejt me artisten.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: academiaorphica.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD