Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera e Varnës me shfaqjen e parë bullgare të "Rusalka" nga Antonín Dvořák

Foto: Opera Shtetërore e Varnës

Një ngjarje e jashtëzakonshme muzikore pritet më 20 gusht në Varna. Në kuadrin e festivalit "Opera në Teatrin Veror", për herë të parë jo vetëm në historinë e saj 78-vjeçare, por edhe në historinë e teatrit bullgar të operës, Opera e Varnës do të prezantojë një nga veprat më të famshme muzikore dhe skenike çeke - "Rusalka" nga Antonín Dvořák. Ekipi i produksionit drejtohet nga dirigjenti i njohur bullgar me një karrierë të suksesshme evropiane - Pavell Balev,  regjisorja është Srebrina Sokollova, skenografia është e artistit vizual Petko Tançev, fitues i çmimit "Ikar". Kostumet janë të Asja Stoimenovës, koreografja është Nadja Dimokova. 

Srebrina Sokollova

Në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë, dirigjenti Pavell Balevtregoi se që nga fundi i korrikut punon aktivisht me ansamblet e Operas së Varnës:

Pavell Balev

"Të gjithë punojnë me entuziazëm të madh. Mendimi i përgjithshëm është se muzika është shumë e bukur. Që në provat e para të orkestrës, të gjithë treguan se sa shumë duan të punojnë. Kjo më frymëzon dhe më jep arsye serioze për optimizëm."

Antonín Dvořák

Pavell Balev ka interpretuar pothuajse të gjitha simfonitë e Dvořák -ut, ka regjistruar fragmente të operës së tij pothuajse të panjohur "Dmitri" me pjesëmarrjen e Krasimira Stojanovës, por ka dirigjuar në tërësi vetëm "Rusalka". Kjo është shfaqja e tij e parë si dirigjent kryesor në një nga teatrot më prestigjioze franceze - Teatri i Operës në Limoges. Balev na tregoi për përvojën e tij me "Rusalka"-n e Dvořák -ut:

Pavell Balev

"Gjatë COVID-2021, Teatri i Operës i Limoges ishte i vetmi teatër që vazhdoi të punonte. Kishim leje të lëviznim nëpër rrugë pas orës 6 të mbrëmjes. Të gjitha teatrot në Francë ishin të mbyllura dhe prisnin vendimin e Macron - nëse publiku do të hynte në sallë apo jo. Por ne vazhduam të punonim me dyer të mbyllura për katër javë dhe në fund, pasi u mor vendimi për të mos hapur teatrot, patëm një opsion "B". Regjisori ynë kishte ftuar, pavarësisht vendimit të qeverisë, televizionin francez për të bërë një film. Një ekip televiziv erdhi dhe regjistroi prodhimin tonë për një javë. U transmetua dhe sot "Rusalka" nga Teatri i Operës i Limoges mund të gjendet kudo në hapësirën mediatike - një film shumë i bukur, jam vërtet krenar për të."

Filmi 'Rusalka' në Limoges (2021)

Më të emocionuarit për premierën e “Rusalka”-s në Varna janë fansat e këngëtares së madhe operistike bullgare Krasimira Stojanova, e cila do të interpretojë në rolin kryesor më 20 gusht.

Krasimira Stojanova

Midis elitës së operës, ylli bullgar njihet si një nga interpretueset më të suksesshme të rolit. Pas debutimit të Stojanovës si Rusalka në Cyrih, kritikët e quajtën atë “zgjedhja ideale për rolin”.


Partneri i Krasimira Stojanovës në rolin e Princit do të jetë tenori austriak Gerard Schneider. Në produksion marrin pjesë edhe Irina Zhekova, Bozhidar Bozhkillov, Mihaella Berova, Ilina Mihajllova, Zhana Kostova, Reinaldo Droz, Petër Najdenov, Veliçka Minkova.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Opera Shtetërore e Varnës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pianistja Donka Angëçeva: Dua të krijoj diçka të bukur dhe me kuptim

Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..

botuar më 25-09-16 7.05.PD
Mlladen Kojnarov

80-vjetori i lindjes së këngëtarit popullor Mlladen Kojnarov

Sot, 15 shtator, festojmë 80-vjetorin e lindjes së njërit prej këngëtarëve popullorë më karakteristikë, të njohur dhe të dashur nga malet e Rodopeve - Mlladen Kojnarov. I lindur më 15 shtator 1945 në fshatin Orjahovec, rajoni i Smoljanit, ai e filloi..

botuar më 25-09-15 5.05.PD
Emill Dimitrov

“Vendi im, Bullgaria ime”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto:  arkiv, arkiv personal, BGNES

botuar më 25-09-12 7.05.PD