Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja.
Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 35 dhe 40 gradë Celsius, pak më të ulëta në verilindje dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Moti do të jetë me diell, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, do të nisë ndikimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo do të sjellë paqëndrueshmëri në atmosferë, zhvillim të vranësirave, reshje të shkurtra shiu me bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër. Gjatë natës kjo situatë do të përfshijë edhe verilindjen e vendit. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila pasdite do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Me afrimin e mbrëmjes pritet hyrja e një mase ajri më të freskët.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja, ndërsa pasdite nga jug-juglindja. Temperaturat do të jenë ndërmjet 29 dhe 31 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 22–25 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore, paraditja do të jetë me diell dhe mot i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të shkurtra me bubullima, si dhe rrezik për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi, që do të forcohet në mbrëmje. Temperaturat do të jenë rreth 29° në lartësi 1200 m dhe 21° në 2000 m.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..
Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook..