Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja.
Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 35 dhe 40 gradë Celsius, pak më të ulëta në verilindje dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Moti do të jetë me diell, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, do të nisë ndikimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo do të sjellë paqëndrueshmëri në atmosferë, zhvillim të vranësirave, reshje të shkurtra shiu me bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër. Gjatë natës kjo situatë do të përfshijë edhe verilindjen e vendit. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila pasdite do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Me afrimin e mbrëmjes pritet hyrja e një mase ajri më të freskët.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja, ndërsa pasdite nga jug-juglindja. Temperaturat do të jenë ndërmjet 29 dhe 31 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 22–25 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore, paraditja do të jetë me diell dhe mot i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të shkurtra me bubullima, si dhe rrezik për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi, që do të forcohet në mbrëmje. Temperaturat do të jenë rreth 29° në lartësi 1200 m dhe 21° në 2000 m.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Mjekët pa specializim dhe infermierët duhet të marrin një pagë minimale që arrin 150% të pagës mesatare në vend. Këtë propozim e paraqitën në një tryezë të rrumbullakët në Kuvendin Popullor mjekët protestues nga iniciativa “E ardhmja në Bullgari”,..
Ministri i Punëve të Jashtme i Sulltanatit të Omanit, Said Badr bin Hamad Albusajdi, është duke bërë një vizitë në Bullgari nga 2 deri më 4 korrik 2025, me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme, Georg Georgiev. Sipas zyrës së shtypit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20°C. Në Sofje do të jenë rreth 16°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell dhe pasdite do të mbajë mot me vapë. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet juglindore deri mesatare nga..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..