Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Vazhdojnë temperaturat e larta në vend

Foto: BTA

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja.

Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 35 dhe 40 gradë Celsius, pak më të ulëta në verilindje dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Moti do të jetë me diell, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, do të nisë ndikimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo do të sjellë paqëndrueshmëri në atmosferë, zhvillim të vranësirave, reshje të shkurtra shiu me bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër. Gjatë natës kjo situatë do të përfshijë edhe verilindjen e vendit. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila pasdite do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Me afrimin e mbrëmjes pritet hyrja e një mase ajri më të freskët.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja, ndërsa pasdite nga jug-juglindja. Temperaturat do të jenë ndërmjet 29 dhe 31 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 22–25 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore, paraditja do të jetë me diell dhe mot i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të shkurtra me bubullima, si dhe rrezik për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi, që do të forcohet në mbrëmje. Temperaturat do të jenë rreth 29° në lartësi 1200 m dhe 21° në 2000 m.

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë

Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..

botuar më 25-06-30 7.01.MD
Pika kufitare Kullata - Promahon

Rritje me 30% e trafikut në Kullata-Promahon pas anëtarësimit tonë në Shengen

Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës..

botuar më 25-06-30 5.58.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov jep dorëheqjen nga Parlamenti, mbetet anëtar i thjeshtë i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin"

“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen..

botuar më 25-06-30 3.10.MD