Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me Bashkinë e Sofjes. Ngjarja, me hyrje të lirë, do të hapet nga Big Bandi i Akademisë Kombëtare të Muzikës, nën drejtimin dhe dirigjimin e Mihaill Josifov.
Orkestra, e themeluar nga një prej gjenive të historisë së xhazit – Duke Ellington, vazhdon të ruajë frymën e muzikës së tij edhe sot. Nën dirigjimin e Charlie Young III, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Shelly Carrol dhe 14 ikonave të tjera të xhazit, si dhe me praninë speciale të nipit të Duke Ellington – Paul Ellington, koncerti premton të jetë një kënaqësi e vërtetë për adhuruesit e muzikës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sofia.bg
Pianist dhe dirigjent me karrierë botërore, prej dekadash Ivan Janëkov mban koncerte në disa kontinente. Ka interpretuar si solist me orkestrat më prestigjioze në salla të njohura, si Carnegie Hall në Nju Jork apo Cadogan Hall në Londër. I lindur..
Pas turneut jubilar të suksesshëm "50 vjet magji" , zëri i artë i muzikës pop bullgare Orlin Goranov nis një turne veror, ku do të prezantojë spektaklin "Koha e së ardhmes". Spektakli sjell një takim mes brezave dhe stileve të ndryshme – këngët e..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme...
“Ju puth, Asparuh Leshnikov” është titulli i librit të ri nga Dr. Veselina Uzunova – kuratore kryesore në seksionin “Historia më e re” në Muzeun..