Sonte në orën 20:00, në sheshin përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes, do të mbahet koncerti i Orkestrës legjendare të Duke Ellington, i organizuar nga Akademia Kombëtare e Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në partneritet me Bashkinë e Sofjes. Ngjarja, me hyrje të lirë, do të hapet nga Big Bandi i Akademisë Kombëtare të Muzikës, nën drejtimin dhe dirigjimin e Mihaill Josifov.
Orkestra, e themeluar nga një prej gjenive të historisë së xhazit – Duke Ellington, vazhdon të ruajë frymën e muzikës së tij edhe sot. Nën dirigjimin e Charlie Young III, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Shelly Carrol dhe 14 ikonave të tjera të xhazit, si dhe me praninë speciale të nipit të Duke Ellington – Paul Ellington, koncerti premton të jetë një kënaqësi e vërtetë për adhuruesit e muzikës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sofia.bg
Pas turneut jubilar të suksesshëm "50 vjet magji" , zëri i artë i muzikës pop bullgare Orlin Goranov nis një turne veror, ku do të prezantojë spektaklin "Koha e së ardhmes". Spektakli sjell një takim mes brezave dhe stileve të ndryshme – këngët e..
Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme...
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe tashmë të njohura si trashëgimi kombëtare klasike. Nga gëzimi i thellë krijues kanë lindur hitet e..
Opera Shtetërore në Stara Zagora mbush 100 vjeç. Ajo do të festojë ditëlindjen e saj me premierën e shfaqjes " Car Kallojan " në skenën e..
Bashkia e Banskos na premton tre mbrëmje të paharrueshme për fansat e muzikës rok. Nga 17 deri më 19 korrik, disa nga grupet më të dashura të rokut në..