Një prej festivaleve më të gjata verore në vendin tonë është në qytetin turistik Primorsko, në Detin e Zi. Për tre muaj me radhë, Prim Fest 2025 do t’u ofrojë banorëve dhe turistëve në qytet mbrëmje muzikore, të larmishme në zhanre dhe stile të ndryshme. Fillimin e programit muzikor e vendosin yje të rokut si “Signal”, “Wikeda”, “Akaga”, “D2”, “Kerana dhe Kozmonautët”. Shumë humor të mirë do të ketë edhe për adhuruesit e hiteve të Veselin Marinov, Irina Florin dhe Stefan Vëlldobrev.
Koha nga 26 korrik deri më 30 gusht është e rezervuar për koncerte operistike nën qiell të hapur. “Opera e Shenjtërores” nënkupton që në skenë do të shndërrohet faltorja trakase Begliktash. Për gjashtë javë atje do të interpretohen katër klasikë operistikë – “Trubadur”, “Rigoleto”, “Aida” dhe “Nabuko” nga kompozitori italian Xhuzepe Verdi. Koncertet janë pjesë nga repertori i Operës Shtetërore në Burgas. Si pjesë e programit argëtues të festivalit veror në Primorsko janë gjithashtu takimi vjetor i off-road-it, si dhe festivali i kampingut, të cilët do t’i japin qytetit një dozë shtesë adrenaline dhe atmosferë aventuriere.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Facebook/Prim Fest - Primorsko, operabourgas.com
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes"..
Pavarësisht se u bë më i njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në sezonin e dhjetë të formatit televiziv “Zëri i Bullgarisë” dhe ka mbi 60 mijë ndjekës në TikTok, rruga profesionale e këngëtarit të ri Severin Georgiev fillon shumë më herët. Ai kreu..
Me rastin e festës së 6 Shtatorit, kushtuar një ngjarjeje të rëndësishme historike – Bashkimit të Bullgarisë, kujtojmë një marsh legjendar patriotik bullgar. Me siguri në shtatorin e vitit 1885, “Një Amanet” nuk ka shoqëruar as kryengritjet popullore në..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e..