Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris. Ngjarja është pjesë e programit kulturor të Bullgarisë gjatë sesionit të 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore dhe paraqet zbulime arkeologjike të jashtëzakonshme që tregojnë pasurinë e trashëgimisë kulturore të bregdetit perëndimor të Detit të Zi. “Artefaktet e paraqitura janë dëshmi për madhështinë e qytetërimeve të ndryshme dhe na kujtojnë se Deti i Zi nuk është vetëm një fenomen natyror, por edhe një udhëkryq kulturor dhe historik”, theksoi Çobanov.
“Rajoni i Detit të Zi gjithmonë ka qenë shembull i dialogut dhe shkëmbimit multikulturor. Me këtë ekspozitë paraqesim 10 000 vjet histori, duke theksuar jo vetëm arkeologjinë tokësore, por edhe atë nënujore, në të cilën Bullgaria është lidere në Evropën Lindore”, shtoi Hristo Popov, drejtor i Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev në lidhje me raportin e Parlamentit Evropian, nga i cili u hoqën termat “gjuha..
Ministrat e Bujqësisë të Bullgarisë, Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Rumanisë nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët për ndryshimin e marrëveshjes tregtare midis BE-së dhe Ukrainës, njoftoi Ministria e Bujqësisë e Bullgarisë. Shtetet e BE-së që..
Bullgaria reagoi menjëherë ndaj një zjarri pyjor në rajonin pranë qytetit kufitar Kriva Pallanka, në Maqedoninë e Veriut. Zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën pasdite, u përhap me shpejtësi dhe rrezikoi vetë qytetin, njoftoi qendra për shtyp e..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në..
Kuvendi Popullor i Bullgarisë do të votojë të premten mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov, për dështim në politikën e..
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, me ftesë të kryetares së Kuvendit Popullor të..