Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit, Paschal Donohoe.
Sot, Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Bruksel pritet të marrin vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janar 2026. Për një vlerësim pozitiv kërkohet shumicë e cilësuar, jo unanimitet. Nuk priten surpriza, pasi shtetet anëtare dhe liderët evropianë tashmë unanimisht rekomanduan që Bullgaria të adoptojë euron nga fillimi i vitit të ardhshëm, njoftoi nga Brukseli korrespondentja e BNR, Angelina Piskova.
Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) pritet të miratojë sot tre akte ligjore – për pranimin e euros nga Bullgaria, për vendosjen e euros në Bullgari dhe për kursin e këmbimit të euros për Bullgarinë – me të cilat do të zyrtarizohet përfundimisht anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë më 01.01.2026.
Për sot u shpallën dy protesta kundër vendosjes së euros në Bullgari. Paradite, nisma qytetare "Buditeli" do të organizojë protestë përpara ndërtesës së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.
Protesta e dytë u shpall për sonte në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i pushtetit” – hapësira midis Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, njoftoi BNR "Horizont". Kjo protestë mbështetet nga tre parti të përfaqësuara në parlament – "Vëzrazhdane", "Veliçie" dhe MEÇ.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..