Komisioni Evropian prezantoi Raportin e 6-të vjetor për sundimin e ligjit në 27 vendet anëtare të BE-së dhe 4 vendet kandidate.
Për Bullgarinë, në Raport theksohet përparimi legjislativ gjatë periudhës së qeverisjes së kabinetit “Zheljazkov”. “Bullgaria bëri përpjekje për reforma, në dialog me Komisionin Evropian, në kuadër të ciklit për sundimin e ligjit dhe Planit për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë, duke përfshirë disa ndryshime të rëndësishme ligjore që ndodhën veçanërisht në gjashtë muajt e fundit”, thuhet në dokumentin e cituar nga BTA.
Komisioni Evropian i bëri thirrje Bullgarisë të parandalojë transferimet afatgjata të gjyqtarëve, të zgjidhet një përbërje e re e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organizohet zgjedhja e një Inspektorati të ri Gjyqësor.
Gjithashtu bëhet thirrje për rritjen e efektivitetit të Komisionit Kundër Korrupsionit, vendosjen e standardeve dhe mekanizmave më të qartë për integritetin e funksionarëve të lartë ekzekutivë, njofton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: commission.europa.eu
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev, një pyetjeje të gazetarëve se si do të votojë partia në votën e nesërme të mosbesimit ndaj qeverisë..
Shqipëria është jashtëzakonisht e angazhuar në çështjet e sigurisë dhe paqes në rajon, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Sofje. Pas takimit me homologen e saj bullgare, Natalija Kisellova, ajo..
Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev në lidhje me raportin e Parlamentit Evropian, nga i cili u hoqën termat “gjuha..
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Që nga fillimi i luftës, Bullgaria e ka mbështetur Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë..