Shqipëria është jashtëzakonisht e angazhuar në çështjet e sigurisë dhe paqes në rajon, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Sofje. Pas takimit me homologen e saj bullgare, Natalija Kisellova, ajo shtoi se Tirana ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim trepalësh me Kosovën dhe Kroacinë, dhe shpreson që më tej edhe Bullgaria të bashkohet. Qëllimi është të përballemi me sfidat e sigurisë, të forcojmë kapacitetet mbrojtëse dhe të garantojmë paqen në një situatë delikate, e ndikuar nga zhvillime të vështira ndërkombëtare, theksoi Spiropali, e cituar nga BTA.
Në ditën e parë të vizitës së saj në Sofje, Spiropali u takua me kryeministrin Rosen Zheljazkov. Ai theksoi se Bullgaria e konsideron Shqipërinë një partnere të besueshme dhe të ndershme. “Dy vendet tona janë aleatë të qëndrueshëm në kuadër të NATO-s. Jam i lumtur që ndajmë një vizion të përbashkët për një të ardhme të ndërtuar mbi paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon”, deklaroi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..