Ekipi ynë është në përgatitje intensive për edicionin e tretë radhazi të kontrolleve parandaluese falas në zonën e Prespës së Vogël në Shqipëri, njoftoi Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. “Me shumë përkushtim dhe kujdes po organizojmë këtë nismë, e cila me kalimin e viteve u kthye në një ngjarje të shumëpritur dhe me rëndësi për komunitetin bullgar vendas”, thuhet në deklaratën e fondacionit të filantropit të njohur, Dr. Milen Vrabevski.
Në kontrollet parandaluese të vitit të kaluar, mjekë nga tre prej institucioneve më të njohura shëndetësore në Bullgari, të udhëhequr nga prof. Ivo Petrov, bashkuan forcat për të vizituar dhe kontrolluar qindra banorë të rajonit – plotësisht falas, thuhet në postimin e Fondacionit në Facebook, pa specifikuar datën e fillimit të kontrolleve.
Vitin e kaluar, ato u zhvilluan në pranverë, në fund të muajit prill.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Fondacioni Kujtesa Bullgare /Facebook
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati..