Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2025

Do të jetë freskët me vranësira të ndryshueshme

Foto: BTA

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje priten rreth 13°C. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në shumë zona duke u kthyer në mot me diell. Reshje të shkurtra dhe të izoluara priten vetëm në zonat malore të Bullgarisë Jugperëndimore. Do të mbetet me erë, me një erë të moderuar deri të fortë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të rriten pak dhe do të jenë ndërmjet 25 dhe 30°C. Në kryeqytet, rreth 24°C.

Në male, moti do të jetë me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Reshje të shkurtra dhe të izoluara do të ketë vetëm në malet e Bullgarisë Jugperëndimore. Era do të fryjë nga veriperëndimi, e moderuar përkohësisht e fortë. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 18°C, ndërsa në 2000 m – rreth 11°C.

Në bregdet, moti do të jetë me diell, me vranësira të përkohshme, kryesisht në orët e paradites. Era do të fryjë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, por në mbrëmje do të fillojë të dobësohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 30°C. Uji i detit do të ketë temperaturë nga 24 deri në 26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Të premten, era do të dobësohet, vranësirat do të pakësohen dhe temperaturat do të rriten me 2-3°C.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qendra për Ndihmë për Refugjatët nga Ukraina në Varna

Sipas një raporti të OKB-së, Bullgaria është një pikë kryesore hyrëse për azilkërkuesit në BE

Bullgaria, si një vend kufitar i jashtëm i BE-së, ka filluar të luajë një rol kyç në pranimin e refugjatëve nga Ukraina, thotë një raport i OKB-së, raporton BTA. Deri më tani, vendi ka pranuar mbi 2.3 milionë refugjatë nga Ukraina, por shumica..

botuar më 25-08-05 11.06.PD

Bullgaria, Rumania dhe Greqia koordinojnë luftën kundër sëmundjeve te delet dhe dhitë

Ministri bullgar i Bujqësisë Georgi Tahov zhvilloi një takim online me Zëvendësministren e Bujqësisë në Rumani Violeta Mușat dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë në Greqi, Spiros Protopsaltis. Sipas Ministrisë bullgare, ata kanë..

botuar më 25-08-05 9.46.PD

Parashikimi i motit për 5 gushtin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, moti do të jetë me vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, kryesisht në..

botuar më 25-08-04 7.40.MD