Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti i Rosen Zheljazkov e kaloi me sukses votën e katërt të mosbesimit në parlament

Foto: BTA

Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov. Kjo ishte vota e katërt e mosbesimit për qeverinë. Për rrëzimin e qeverisë mbi temën e ekologjisë votuan 83 deputetë “pro”, ndërsa 131 ishin “kundër” dhe nuk pati asnjë abstenim.

Nga partia në pushtet GERB-SDS, 64 deputetë votuan “kundër”. Partia opozitare DPS – Fillim i ri gjithashtu votoi kundër me 29 deputetë. Partneri bashkëqeverisës BSP dha 19 vota kundër. Nga partia tjetër në koalicionin qeverisës, “Ka një popull të tillë”, 15 deputetë ishin gjithashtu “kundër”. Nga koalicioni opozitar “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, 17 deputetë votuan “pro”, nga partia “Vëzrazhdane”, 32 deputetë votuan “pro”, dhe gjithashtu “pro” votuan edhe Aleanca për të Drejta dhe Liri e Ahmet Doganit, si dhe partitë MEÇ dhe “Veliçie”. Katër deputetë të pavarur votuan “kundër”.

Partitë proruse janë të panevojshme në këtë parlament, deklaroi pas votës lideri i DPS – Fillim i ri, Deljan Pevski, citoi fjalët e tij agjencia BGNES.

Lexoni më shumë mbi temën:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova është për vizitë në Kinë

Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..

botuar më 25-10-13 3.31.MD

Nuk ka blerës të "Lukoil Neftohim Burgas"

Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..

botuar më 25-10-13 11.02.PD
Foto: Forcat Ushtarake - Detare Bullgare

U shpëtua një ekuipazh ukrainas nga një anije që u fundos në Detin e Zi

Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..

botuar më 25-10-13 10.26.PD