Qendra Kulturo-Informative “Bosilegrad”, Shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe Shoqata “Alternativa Kulturore Caribrod” dërguan përmes Ambasadës bullgare në Beograd një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit dhe komisioneve parlamentare për arsim dhe për bullgarët jashtë vendit, në të cilën shprehin indinjatë dhe pakënaqësi për uljen drastike të kuotave në degët mjekësore për bullgarët nga jashtë vendit.
Krahasuar me vitet e mëparshme akademike, kur kuotat arrinin deri në 81 vende për mjekësi, 37 për stomatologji dhe 37 për farmaci, për vitin akademik 2025/26, për kandidatët nga të gjitha komunitetet bullgare në Kazakistan, Ukrainë, Moldavi, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera, sipas Vendimit nr. 103, janë ndarë vetëm 10 vende për mjekësi, ndërsa për stomatologji dhe farmaci nuk është ndarë asnjë vend.
Sipas Vendimit 228, për bullgarët nga Maqedonia e Veriut janë ndarë vetëm 3 vende për mjekësi. Në këtë mënyrë, kandidatët nga komunitetet bullgare mbeten jashtë renditjes. Si shtetas të huaj, ata gjithashtu nuk mund të regjistrohen për shkak të tarifave të larta vjetore, të cilat për të huajt arrijnë deri në 8000 euro në vit, duke i bërë këto degë të papërballueshme për ta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..