Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Ivanov triumfon me titullin në “Wimbledon”: “Ndjenja është unike!”

Ivan Ivanov
Foto: AP/BTA

16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në sete – 6:2, 6:3 – pas vetëm 57 minutash lojë.

Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme këtë javë, Ivan Ivanov ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore për të rinj, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. “Të kem privilegjin të luaj në kortin nr. 1 në një finale të Wimbledon është diçka unike për mua dhe sinqerisht nuk e kam pritur”, tha Ivanov në një intervistë për faqen zyrtare të federatës. Bullgari tregoi se ndeshja më e vështirë për të ishte gjysmëfinalja, ku fitoi me 7:6(7), 7:6(5) kundër gjermanit Max Schönhaus. Kështu, ai mori revanshin për humbjen nga gjermani në gjysmëfinalet e “Roland Garros” në qershor të këtij viti. Synimi i tij i radhës është US Open.

Titulli i Ivan Ivanov është vetëm i dyti për Bullgarinë në Wimbledon te të rinjtë, pas atij të fituar nga Grigor Dimitrov në vitin 2008 – viti kur ka lindur Ivan Ivanov.

Aleksandër Vasilev

Një tjetër talent bullgar – Aleksandër Vasilev – përfundoi garën në gjysmëfinale të Wimbledon për të rinjë, pasi humbi në një ndeshje të rivalizuar ndaj Ronit Karki – 7:5, 4:6, 2:6.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: AP/BTA, Reuters



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëndimi e nxori Grigor Dimitrov nga "Wimbledon" në ndeshjen kundër Sinner kur ishte në epërsi 2:0 në sete

Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar,..

botuar më 25-07-08 10.17.PD

Volejbollistet bullgare deri në 19 vjeç mundën kampionet botërore nga SHBA

Kombëtarja bullgare e volejbollit për vajza deri në 19 vjeç arriti një fitore prestigjioze ndaj kampioneve aktuale botërore nga Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror në Osijek. Vajzat fituan me 3:2 (25:15,..

botuar më 25-07-07 12.36.MD
Nikolla Collov

Nikolla Collov me “pole position” të dytë radhazi në Formula 3

Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi “pole position”-in e tij të dytë radhazi dhe në total të tretin për këtë sezon në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën britanike “Silverstone”. Piloti ynë 18-vjeçar, i njohur për talentin e tij, siguroi..

botuar më 25-07-04 6.11.MD