16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në sete – 6:2, 6:3 – pas vetëm 57 minutash lojë.
Me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme këtë javë, Ivan Ivanov ngjitet në vendin e parë në renditjen botërore për të rinj, njoftoi Federata Bullgare e Tenisit. “Të kem privilegjin të luaj në kortin nr. 1 në një finale të Wimbledon është diçka unike për mua dhe sinqerisht nuk e kam pritur”, tha Ivanov në një intervistë për faqen zyrtare të federatës. Bullgari tregoi se ndeshja më e vështirë për të ishte gjysmëfinalja, ku fitoi me 7:6(7), 7:6(5) kundër gjermanit Max Schönhaus. Kështu, ai mori revanshin për humbjen nga gjermani në gjysmëfinalet e “Roland Garros” në qershor të këtij viti. Synimi i tij i radhës është US Open.
Titulli i Ivan Ivanov është vetëm i dyti për Bullgarinë në Wimbledon te të rinjtë, pas atij të fituar nga Grigor Dimitrov në vitin 2008 – viti kur ka lindur Ivan Ivanov.
Një tjetër talent bullgar – Aleksandër Vasilev – përfundoi garën në gjysmëfinale të Wimbledon për të rinjë, pasi humbi në një ndeshje të rivalizuar ndaj Ronit Karki – 7:5, 4:6, 2:6.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA, Reuters
Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe në tenis. Tenisti bullgar mposhti japonezin Yoshihito Nishioka në tri sete – 6-2, 6-3, 6-4 – për rreth një orë e 40 minuta lojë. Kjo ishte paraqitja e parë e..
Nikolla Collov humbi fitoren e tij në Formula 3 në pistën Red Bull Ring në Austri. Kujdestarët teknikë zbuluan të dielën se pllaka e dyshemesë së makinës së tij ishte konsumuar 0.2 milimetra më shumë se sa lejohet dhe fituesi bullgar u skualifikua...
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në Austri. Ai do të niset nga vija e parë në garën e së dielës, njofton BNR “Horizont”. Piloti bullgar..