Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatitet një program për tërheqjen e punëtorëve bullgarë nga jashtë

Foto: BNT

Nga vjeshta, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të nisë një program për tërheqjen e bullgarëve që jetojnë jashtë vendit. Programi “Zgjedh Bullgarinë” do të financohet me mbi 33 milionë euro, njofton 24çasa.bg. Qëllimi është të tërhiqen profesionistë nga diaspora, pasi bizneset kanë nevojë për rreth 260 000 punonjës. Programi do të nxisë gjithashtu edhe migrimin e brendshëm drejt vendbanimeve të vogla. Programi përfshin një paketë mbështetëse, ku përfshihet ndihmë për zhvendosjen e mobilieve, si dhe shtesë për akomodim në rastet kur i kthyerit fillon punë në një vend ku nuk ka banesë personale. Për ata që nuk flasin gjuhën bullgare, do të ofrohet kurs gjuhësor. Gjithashtu planifikohet një shtesë ditore për transport deri në vendin e punës nga 1 deri në 3.5 euro. Për të kompensuar të ardhurat më të ulëta në Bullgari në krahasim me vendet e tjera, parashikohen pagesa stimuluese shtesë.

Programi do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit dhe Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, e cila do të krijojë edhe një Portal Kombëtar Informativ për programin. Do të ketë edhe fushata informuese në vendet me komunitete historike bullgare.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria është në vendin e tretë në BE për nga numri i qytetarëve që jetojnë në vende të tjera të Bashkimit.  Këta janë 753 000 persona, ose 11,68% e popullsisë së vendit tonë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BNT



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çështja e ekstradimit të pronarit të një anijeje të lidhur me një shpërthim në Liban shtyhet

Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..

botuar më 25-11-10 5.26.MD
Rosen Zheljazkov

Menaxheri shtetëror në “Lukoil” mund të jetë më shumë se një individ

Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..

botuar më 25-11-10 3.18.MD

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..

botuar më 25-11-10 2.33.MD