Me interes rekord, Ministria e Financave njoftoi se emetoi me sukses borxh në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. U shitën dy transe të obligacioneve në euro. Bonot 10-vjeçare ishin për 2 miliardë euro me një interes vjetor prej 3,375%. Emetimi i dytë, me maturim 20-vjeçar, është për 1.2 miliardë euro me një normë interesi vjetore prej 4.1%. Sipas Ministrisë së Financave, vlera e përgjithshme e kërkesave tejkaloi 13 miliardë euro – një mbishkrim mbi katërfish i shumës së ofruar. Interesi i investitorëve ishte jashtëzakonisht i lartë – më i larti deri më tani – dhe u nxitut nga vendimi i Këshillit të BE-së për pranimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026.
Emetimi i borxhit është brenda kufirit maksimal të përcaktuar në buxhetin shtetëror për këtë vit, i cili është 9,6 miliardë euro.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BE
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..