Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat dhe grupet folklorike bullgare jashtë vendit mblidhen në Veliko Tërnovo

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit kërkon mbështetje nga Ministria e Kulturës për të ndihmuar shoqatat kulturore jashtë vendit

Foto: Bashkia Veliko Tërnovo

Në vitin 2005, Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit nisi takimin e parë të shkollave bullgare jashtë vendit – një ngjarje që u përsërit një vit më vonë, dhe në vitin 2007 u hodh hapi tjetër i madh: themelimi i Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, e cila sot bashkëpunon ngushtë me institucionet bullgare dhe adreson problemet e këtyre qendrave të rëndësishme arsimore.
Rajna Manxhukova

"Në bashkëpunim me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit u krijua një qasje shtetërore-shoqërore për të vendosur marrëdhënie me institucionet bullgare, çka solli ndihmë financiare për shkollat – sqaron Rajna Manxhukova, drejtuese e Agjencisë: - Fondet që marrin nga shteti bullgar nuk mbulojnë 100% të procesit mësimor në shkollat e së dielës jashtë vendit, por ndihmojnë në funksionimin e tyre. Duke parë suksesin e këtij modeli, ai iu propozua edhe bashkatdhetarëve që përfaqësojnë folklorin bullgar jashtë vendit, dhe kështu u krijua Shoqata e Grupeve Folklorike Bullgare Jashtë Shtetit.


"Bashkimi i vërtetë i ansambleve folklorike bullgare jashtë vendit praktikisht ndodhi shumë më herët - një dekadë më parë me edicionin e parë të Festivalit "Në sheshin e Bullgarisë tjetër", dhe tani po afron takimi i tyre i katërt vjetor në Bullgari. Publiku i gjerë në atdhe do të jetë gjithashtu në gjendje të përjetojë emocionin e takimit me folklorin bullgar, i parë nga prizmi i bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit, duke shijuar shfaqjet e tyre gjatë Festivalit të Parë të Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit në Veliko Tërnovo nga 23 deri më 26 korrik 2025.

Në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend - nga 22 deri më 24 korrik - do të mbahet takimi vjetor i Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit (ABUÇ).

"Secila prej organizatave do të mbajë forumin e saj sipas një programi të ndryshëm, por të dyja do të jenë mysafire të njëra-tjetrës. Prandaj pres që ky takim në Veliko Tërnovo të jetë shumë emocional dhe i dobishëm, veçanërisht sepse po zhvillohet në Bullgari. Domethënë, Bullgaria do të shohë edhe se çfarë po bëjnë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit", shpjegon Raina Manxhukova. Ajo i krahason të dy organizatat me një fëmijë më të madh dhe një më të vogël të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët jashtë Shtetit dhe shton: "Aktualisht, komunikimi midis Shoqatës së Shkollave Jashtë Vendit dhe dhe çdo anëtari në veçanti ose jo-anëtarëve kryhet përmes Ministrisë së Arsimit, nga pikëpamja e organizimit të procesit arsimor. Marrëdhëniet e tyre me Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit janë në sferën e të ashtuquajturës punë jashtëshkollore. Në këtë fushë, Agjencia jonë është jashtëzakonisht aktive." 


Sfidat me të cilat përballen shkollat jashtë vendit lidhen kryesisht me procesin arsimor.
"Para së gjithash, ekziston fakti që kompetenca gjuhësore e fëmijëve në të njëjtën klasë dhe në të njëjtën shkollë është e ndryshme. Probleme të tjera lidhen me financimin, pasi në disa vende thonë se qiratë për ndërtesat janë të larta, dhe fondet që marrin nga Bullgaria nuk janë të mjaftueshme." Situata është shumë e ndryshme me Shoqatën e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit, e cila sapo ka filluar të ndjekë rrugën nëpër të cilën tashmë ka kaluar ABUÇ.

"Po flasim për përpjekjet tona të përbashkëta për të argumentuar me Ministrinë e Kulturës për të kërkuar fonde shtesë në buxhetin e saj për të mbështetur shoqatat kulturore bullgare jashtë vendit. Projekti që i kemi propozuar ministrisë është për mbështetje financiare për shoqatat kulturore jashtë vendit, që përfshin kulturën edhe jashtë folklorit. Kjo ide po shihet pozitivisht, por puna është ende në vazhdim.”


Sa i përket mesazhit që do të donte t'u dërgonte pjesëmarrësve në dy forumet, Manxhukova është kategorike:

"Mesazhi i vetëm që kam çdo herë është ajo që është shkruar në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare - "Bashkimi bën Fuqinë". Bashkimi i shkollave bullgare ka çuar në mundësinë që studimi jashtë vendit të bëhet pjesë e sistemit arsimor bullgar. Askush nuk dyshon më për këtë, dhe disa ndoshta e gjejnë të çuditshme kur u them atyre se në vitin 2005 ato shiheshin si klube për aktivitete jashtëshkollore. E njëjta gjë vlente edhe për të gjitha shoqatat dhe organizatat e tjera bullgare jashtë vendit." 


Në mbështetje të apelit për unitet, Rajna Manxhukova njoftoi për Radio Bullgarinë themelimin e ardhshëm në fund të korrikut të bashkimit të tretë të madh të organizatave bullgare jashtë vendit - Asociacion i Shoqatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit. Data e saktë e ngjarjes nuk është specifikuar, por media jonë mbetet e gatshme t'ju informojë në detaje. 

Lexoni më tepër

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Foto:Bashkia e Veliko Tërnovos, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, Facebook/ Rajna Manxhukova, Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit, Shkolla Bullgare "Dr. Petër Beron" në Reading, Shkolla Bullgare "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Paris



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga ëndrra e fëmijërisë për të fluturuar deri te krijimi i një aparati të vet fluturues në Bullgari

Që i vogël, Nikollaj Nikollov ëndërronte të fluturonte. Nuk u bë astronaut, ashtu siç është ëndrra e pothuajse çdo djali, por iu përkushtua aviomodelizmit. Në vitin 2000, së bashku me miqtë e tij, vendos të ndërtojë helikopterin e tij të parë, i cili..

botuar më 25-09-08 10.15.PD

Një spektakël i rrallë qiellor – Hëna e Kuqe ndriçon qiellin e natës mbi Bullgari

Në mbrëmjen e së dielës, më 7 shtator, qielli do të na ofrojë një spektakël të jashtëzakonshëm të njohur si Hëna e Kuqe. Bëhet fjalë për një eklips total hënor, gjatë të cilit Hëna do të marrë nuanca të zjarrta portokalli dhe të kuqe. Ky eklips ndodh..

botuar më 25-09-07 7.10.PD
Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev: Në vend që të vizatojmë vija ndarëse, le të ndërtojmë së bashku të ardhmen e fëmijëve tanë

Para mauzoleut me eshtra të Princit Aleksandër I Batenberg dhe me pjesëmarrjen e një njësie ushtarake përfaqësuese nga Garda Kombëtare në Sofje, u festua Dita e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, raportoi BGNES. “Sapo..

botuar më 25-09-06 3.58.MD