Presidenti Rumen Radev komentoi para gazetarëve mbi tensionin në shoqëri në muajt e fundit, protestat kundër euros dhe gjendjen e drejtësisë në vendin tonë.
"Sheshet janë plot. Bullgarët po protestojnë kundër refuzimit të një referendumi dhe futjes së euros pa kushtet dhe përgatitjet e nevojshme.
Në këtë sfond, mijëra qytetarë po protestojnë kundër drejtësisë selektive, kur organet e zbatimit të ligjit hetojnë pa mëshirë opozitën, por heshtin plotësisht për ata që janë në pushtet", tha presidenti për mediat gjatë vizitës së tij në uzinën ushtarake “Arsenal” në Kazanllëk, ku u takua me menaxhmentin e ndërmarrjes dhe u njoh me perspektivat e zhvillimit të uzinës.
Radev theksoi se menjëherë pas njoftimit të raportit të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të hyrë në eurozonë, të dhënat statistikore kanë regjistruar një rritje të çmimeve. Sipas presidentit, për momentin, mbledhja në anën e të ardhurave të buxhetit po ngadalësohet në mënyrë drastike, investimet janë në një nivel rekord të ulët dhe prodhimi industrial po shembet.
Lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, kreu i shtetit deklaroi: “Të gjithë mund ta shohin se demokracia në vendin tonë është një fasadë, qeveria është një dekor për dyshen Peevski-Borisov dhe drejtësia është selektive.”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..