Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për vetëmohimin dhe shpengimin në Kryengritjen e Ilindenit

Monumenti në Petrova Niva në malin Stranxha për nder të heronjve të Kryengritjes së Ilindenit
Foto: © Wikimedia Commons

Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski. Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878, bullgarët jetonin të ndarë në Principatën e Bullgarisë, vasale e Turqisë, në rajonin autonom të Rumelisë Lindore dhe nën sundimin e plotë të sulltanit në Maqedoni dhe Trakinë e Edrenesë.

Përsëri me ndihmën e komiteteve të brendshme revolucionare, ndërhyrjes ushtarake të Principatës dhe diplomacisë ndërkombëtare, në vitin 1885 Principata e Bullgarisë u bashkua me Rumelinë Lindore.

Përsëri me ndihmën e komiteteve të brendshme revolucionare, ndërhyrjes ushtarake të Principatës dhe diplomacisë ndërkombëtare, në vitin 1885 Principata e Bullgarisë u bashkua me Rumelinë Lindore.

Tre nga figurat më të njohura të VMORO-s (nga e majta në të djathtë): Efrem Çuçkov, Kliment Shapkarev dhe Goce Dellçev, 1902

Në vitin 1893, në Selanik, bullgarët nga Maqedonia dhe rajoni i Edrenesë krijuan Organizatën e tyre të Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë – VMORO. Dhjetë vjet më vonë, organizata ngriti kryengritjen më të madhe në aspektin e shtrirjes territoriale dhe mobilizimit në historinë bullgare (mbi 26 000 veta luftonin kundër 350 000 nga forcat ushtarake osmane). Qëllimi i veprimit ishte zbatimi i nenit 23 të Traktatit të Berlinit dhe dhënia e autonomisë bullgarëve në Perandorinë Osmane, si një hap drejt bashkimit me Bullgarinë.

Prof. i Asoc. Angell Xhonev

"Situata në Maqedoni në fillim të shekullit të 20-të u bë shumë e ndërlikuar", tha për Radio Bullgarinë, Prof. i Asoc. Dr. Angell Xhonev nga Instituti për Kërkime Historike i Akademisë Bullgare të Shkencave. "Popullsia iu nënshtrua një terrori të madh dhe kjo mund të shihet në një numër dokumentesh, ku shënohet se nëse terrori vazhdon, popullsia e Maqedonisë do të ndryshojë në masë të madhe karakteristikat e saj etnike, pasi bullgarët i nënshtrohen një shkatërrimi të përhershëm."

Më 4 janar 1903, në Selanik, në mungesë të shumë udhëheqësve të VMORO-s, u mor vendimi për të organizuar një kryengritje. Gradualisht, diskutimet nëse duhej të kishte apo jo një kryengritje u zhvendosën në pyetjen - nëse do të kishte një kryengritje, çfarë duhej të ishte ajo?

"Ideja mbizotëruese është se, meqenëse forcat kryengritëse nuk janë të konsiderueshme, do të duhet të ndiqen taktikat partizane. Kur është e mundur, duhet të ketë veprime më të mëdha kryengritëse. Dhe aty ku popullsia nuk është e përgatitur, të zhvillohen veprime të veçanta. Prandaj, pjesa kryesore e përpjekjeve kryengritëse drejtohet kryesisht në perëndim të lumit Vardar, ku rajoni i Manastirit konsiderohet të jetë më i përgatituri", thotë Prof. i Asoc. Dr. Xhonev.

Çetat e VMORO-së në Traki të Edrenesë para fillimit të kryengritjes

Duke ndjekur taktikat partizane dhe për të ruajtur forcën në rast të një zgjatjeje më të madhe të kryengritjes, ajo filloi në data të ndryshme në rrethet e veçanta revolucionare - më 20 korrik (Ilinden, ose Dita e Profetit Ilia) në Manastir, më 6 gusht (Shndërrimi i Shpëtimtarit) në rajonin e Edrenesë dhe më 15 shtator (Dita e Kryqit) në rajonin e Pirinit dhe rajonin e Sjarit.

Një flamur rebel i qëndisur nga mësuese nga Ohri

"Kur kryengritja filloi të shuhej në Manastir, ajo ishte tashmë në kulmin e saj në Edrene dhe në fillimet e saj në Pirin. Pikërisht kur ajo do të shpërthente zyrtarisht në rajonin e Pirinit më 15 shtator, Shtabi i Përgjithshëm vendosi të ndërpriste gradualisht aktivitetin e tij aktiv dhe që njësitë kryengritëse të çmobilizoheshin. Ajo që është e jashtëzakonshme këtu është se në rrethin e Manastirit nuk mund të flasim për një pogrom, por për çmobilizim, për mbledhjen e armëve, për ruajtjen e armëve dhe për legalizimin e një pjese të popullsisë lokale të mobilizuar në njësitë luftarake."

Shtabi i çetës së Hristo Çernopeevit, 1903

Studiuesi konsideronsi një sukses të padiskutueshëm të Kryengritjes së Ilindenit reformat e pjesshme të ndërmarra nga Austro-Hungaria dhe Rusia në Maqedoni.

"Çështja jo vetëm që u ndërkombëtarizua, por fjalë për fjalë në kuptimin fizik të fjalës, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe përfaqësuesit ushtarakë, nëpërmjet reformave të Mürzstegut, filluan të vëzhgonin situatën e popullsisë së krishterë në tre vilajetet e Maqedonisë."

Refugjatët nga Maqedonia kalojnë në Principatën e Bullgarisë

122 vjet më parë, pavarësisht sakrificës së kryengritësve, beteja e pabarabartë mori fund. Çështja e mbetur e pazgjidhur maqedonase do të çonte në Luftërat Ballkanike dhe ndarjen përfundimtare të rajonit pas vitit 1919. Përveç përfaqësuesve të paktë të kombësive të tjera në Maqedoni që iu bashkuan kryengritjes, shumica e pjesëmarrësve në dramën e viteve 1902-1903 deklaruan në mënyrë të qartë kombësinë e tyre bullgare. Por në Maqedoninë e Veriut të njëjtët heronj sot shpallen "maqedonas". Në Shkup, refuzojnë kategorikisht festimet e përbashkëta të historisë së përbashkët të dy vendeve, megjithëse kjo është shkruar në mënyrë të qartë në Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të vitit 2017.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA, historymuseum.org, bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbulojnë sekretet e Gjirit Taukliman

Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..

botuar më 25-07-14 11.18.PD

Mister i lashtë: arkeologët zbulojnë një fytyrë të gdhendur në Heraclea Sintica

Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..

botuar më 25-07-13 7.30.PD

Arkeologët zbuluan afër Slivenit një monedhë ari të vlershme nga koha e Justinianit I

Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc...

botuar më 25-06-25 10.06.PD