Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja kineze në Sofje, Shkëlqesia e saj Dai Qingli në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare:

Anëtarësimi në Shengen dhe eurozonë zgjeron pikat e konvergjencës midis Bullgarisë dhe Kinës

Ambasadorja kineze në Sofje, Shkëlqesia e saj Dai Qingli
Foto: BGNES

Ka kaluar gjysmë shekulli që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Bashkimit Evropian – një partneritet që ka dimensione reale në aspektin ekonomik: "Tregtia midis Kinës dhe Evropës është rritur nga 2.4 miliardë në gati 786 miliardë dollarë, dhe aktualisht vëllimi i saj ditor është i barabartë me vëllimin vjetor të së kaluarës. Investimet dypalëshe janë rritur nga pothuajse zero në gati 260 miliardë dollarë" – tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, Ambasadorja e Kinës në Bullgari – Shkëlqesia e saj Dai Qingli.

Një tipar dallues i marrëdhënieve dypalëshe kohët e fundit kanë qenë mosmarrëveshjet mbi një sërë temash - ekonomike, tregtare, përfshirë luftën në Ukrainë, dhe takimi dypalësh në Pekin disa ditë më parë i shtyu analistët të bëjnë konkluzionin se marrëdhëniet Bruksel-Pekin janë në një fazë të "riorganizimit strategjik".

Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp në Pekin, më 24 korrik 2025

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kinës kanë arritur në një "pikë kthese të qartë", tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas një samiti njëditor të tensionuar në Pekin më 24 korrik. Udhëheqësit evropianë ngritën një numër çështjesh kyçe mbi çekuilibrin e tepërt tregtar (BE-ja raporton një deficit tregtar rekord me Kinën prej 305.8 miliardë eurosh në vitin 2024), masat kufizuese mbi importet e makinave elektrike dhe aksesin e vështirë në tregun kinez për kompanitë evropiane. U nënshkrua një deklaratë e përbashkët mbi çështjet klimatike, me të dyja palët që u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë në tranzicionin energjetik, teknologjitë me karbon të ulët dhe menaxhimin e emetimeve të metanit.


"Kina gjithmonë i ka parë marrëdhëniet e saj me Evropën në plan afatgjatë. Lidhjet tona janë një nga marrëdhëniet dypalëshe më me ndikim në botë, të cilat sjellin përfitime reale për gati 2 miliardë njerëz në Evropë dhe Kinë dhe kontribuojnë ndjeshëm në paqen dhe zhvillimin global", tha ambasadorja Dai Qinqli për Radion Kombëtare Bullgare, duke shtuar se ndryshimet në sistemet shoqërore, ideologjinë, historinë, kulturën dhe nivelin e zhvillimit midis Kinës dhe Evropës nuk duhet të jenë arsye për konfrontim: "Kina dhe Evropa janë partnere, jo kundërshtare, vende që krijojnë mundësi për njëra-tjetrën, jo kërcënime."


Cili është vizioni aktual i Kinës për bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe konkretisht me Bullgarinë?

"Kina i kushton një rëndësi të madhe zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe është e gatshme të vazhdojë të rrisë importet prej tyre dhe të ndajë mundësitë e ofruara nga tregu i saj dhe zhvillimi i saj. Ne jemi të gatshëm të punojmë me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për të forcuar bashkëpunimin në fusha të tilla si lidhja e infrastrukturës, financat, turizmi, bujqësia, industritë e gjelbra dhe energjia e re, nga të cilat përfitojmë të gjithë."

Kina e sheh Bullgarinë si një partner të rëndësishëm në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe një pjesëmarrëse dhe ndërtuese të rëndësishme të marrëdhënieve tona me Evropën në tërësi. Bullgaria është një nga vendet e para që iu bashkua Iniciativës "Një Brez, një Rrugë", si dhe një lider në bashkëpunimin bujqësor. Vendi juaj ka arritur anëtarësim të plotë në Marrëveshjen e Shengenit dhe është në prag të bashkimit me eurozonën, gjë që zgjeron pikat e konvergjencës dhe perspektivat për bashkëpunimin tonë. Shpresojmë që të dy vendet do të punojnë së bashku në fushat e mëposhtme:

Takimi i Shkëlqesisë së Saj Dai Qingli me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë së Bullgarisë, Petër Dillov

Së pari, forcimi i mëtejshëm i shkëmbimit. Kina mirëpret Bullgarinë që t'i bashkohet Grupit të Miqve për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ndërtimin e Kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale për të ndarë përfitimet e këtyre teknologjive të reja. Ne gjithashtu mirëpresim Bullgarinë që t'i bashkohet Organizatës Ndërkombëtare të Ndërmjetësimit për të luajtur një rol aktiv në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Së dyti, zhvillimi i mëtejshëm i tregtisë dypalëshe. Bullgaria ofron shumë produkte të veçanta bujqësore dhe ushqimore, siç janë vaji i trëndafilit, produktet e qumështit, vera dhe uji mineral. Kohët e fundit, shafrani bullgar fitoi akses në Kinë. Unë besoj se gjithnjë e më shumë produkte bullgare do të hyjnë në tregun tonë.


Së treti, zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e energjisë së pastër.

Së katërti, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e transportit dhe logjistikës. Bullgaria ndodhet në udhëkryqin e Kinës dhe Evropës, gjë që i jep asaj avantazhe unike gjeografike. Vendet tona kanë nevojë dhe ekziston një konsensus midis tyre për të forcuar lidhjen dhe për të hapur kanalin logjistik Kinë-Evropë. Ne besojmë se vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim në ndërtimin e kanaleve ndërkombëtare të transportit përmes Detit Kaspik dhe Detit të Zi, duke përmirësuar kapacitetin infrastrukturor të Bullgarisë dhe duke zhvilluar më tej transportin hekurudhor të mallrave midis Kinës dhe Evropës" - tha në përfundim ambasadorja e Kinës në Bullgari Shkëlqesia e Saj Dai Qingli. 

Mësoni më shumë për marrëdhëniet bullgaro kineze nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, AP/BTA, Reuters, bg.china-embassy.gov.cn, Facebook/Embassy of China in Bulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Мирен протест пред сградата на съда в Нови сад, 21 август 2025 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Serbi u zhvilluan protesta paqësore kundër arrestimit të pjesëmarrësve në demonstrata Studentët dhe qytetarët protestuan në mënyrë paqësore para gjykatës dhe prokurorisë në Novi Sad, duke kërkuar lirimin e të gjithë pjesëmarrësve të..

botuar më 25-08-22 7.45.MD

E Majta mirëpret negociatat midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë

BSP - E Majta e Bashkuar tha se mirëpret angazhimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur paqen në Ukrainë përmes negociatave. Socialistët gjithashtu mirëpritën pjesëmarrjen e udhëheqësve evropianë në takimin që pësoi në Uashington...

botuar më 25-08-22 10.48.PD
Александър Вучич

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti i Serbisë flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk mund të kandidojë sërish për postin në zgjedhjet e ardhshme dhe se "as që i shkon ndër mend" të ndryshojë kushtetutën..

botuar më 25-08-15 4.45.MD