Norma bazë e interesit në vend do të ulet në 1.82 për qind nga 1 gushti 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Ulja është 0.09% krahasuar me korrikun, kur ishte në nivelin 1.91 për qind. Norma e thjeshtë vjetore e interesit është ulur për të 11-tin muaj radhazi.
BNB miratoi gjithashtu 3 rregullore të reja për futjen e euros në qarkullim. Rregullorja nr. 46 rregullon ngarkimin dhe ringarkimin fillestar të kartëmonedhave euro, monedhave euro dhe kompleteve fillestare me monedha euro sipas kërkesave të BE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane. Rregullorja nr. 47 rregullon ndalimin dhe vlerësimin nga ekspertët e kartëmonedhave dhe monedhave lev që ngrenë dyshime se ato janë të falsifikuara pas futjes së euros. Rregullorja nr. 48 rregullon shkëmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave lev të dëmtuara në euro pas 1 janarit 2026. Rregulloret janë të disponueshme në faqen e internetit të BNB-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar për vitin 2026 shkaktuan një përplasje të hapur midis koalicionit qeverisës, të udhëhequr nga GERB,..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo është një hap logjik drejt integrimit tonë në BE, me premtime për stabilitet dhe një biznes më të..
Grupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
Projektbuxheti shtetëror u miratua në lexim të parë nga Asambleja Kombëtare më 21 nëntor. Megjithatë, ndryshimet e planifikuara në kuadrin financiar..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo..