Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Iglika Kilim Fest" tregon historinë e Bullgarisë me qilima

Foto: Facebook/Toma Belev

Fshati piktoresk i Gabrovos, Iglika, i shndërron rrugët dhe oborret e tij në një shesh të madh ekspozitash në ajër të hapur. Nga 1 deri më 3 gusht, "Iglika Kilim Fest" paraqet një koleksion mbresëlënës prej gati 900 qilimash autentikë të endur me dorë nga shekujt 18, 19 dhe 20. Së bashku me to, rreth 100 mostra të tjera ndodhen midis fasadave prej guri dhe oborreve të fshatit malor.

Jaap van Beelen

Kuratori i projektit është holandezi Jaap van Beelen – një studiues dhe kujdestar i trashëgimisë kulturore jomateriale bullgare, i cili jeton në Bullgari që nga viti 2007. Në fshatin Iglika, ai ekspozon 900 qilimat e tij bullgarë, të cilët janë pjesë e koleksionit të tij personal – fryt i përpjekjeve të tij afatgjata dhe lidhjes së tij të thellë me trashëgiminë kulturore bullgare.

E kaluara nuk paraqitet vetëm në muze, ajo është ende pjesë e jetës së bullgarëve”, tha Jaap van Beelen në një intervistë për Radio Bullgarinë para ca kohësh, duke komentuar arsyet për vendosjen në vendin tonë dhe fillimin e mbledhjes së qilimave të vjetër bullgarë.


Vizitorët e "Iglika Kilim Fest" mund të prekin shembuj të rrallë dhe karakteristikë nga të gjitha shkollat kryesore bullgare të endjes së qilimave: Çiprovci (i listuar nga UNESCO-ja në vitin 2014), Kotell-Sliven, Pirot, Deliorman-Lludogorie dhe stile të tjera rajonale. Kjo është një mundësi unike për të parë një larmi të plotë traditash shekullore të mbledhura në një vend, larg mureve të muzeut.


Dhe zgjedhja e fshatit Iglika si mikpritës i festivalit nuk është e rastësishme. Për shkak të arkitekturës së Rilindjes dhe natyrës së bukur të Ballkanit, fshati njihet edhe si "Foleja e Gurit". Në këtë sfond, qilimat e vjetër shumëngjyrësh nga i gjithë vendi përshtaten në mënyrë të përkryer, duke krijuar një atmosferë të një përvoje të gjallë kulturore.

Programi i festivalit përfshin ture edukative në këmbë, punëtori për ngjyrosjen me materiale natyrore, teknikat e punimit të qilimave dhe endjes, një program për fëmijë, konkurse fotografike dhe koncerte të folklorit fusion.


Ngjarja është pjesë e nismave në mbështetje të kandidaturës së Gabrovos për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2032.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:  Facebook /Toma Belev, gabrovo.bg, Facebook /Jaap van Beelen 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore “G. S. Rakovski - 1927”

Bullgarët e Banatit nga Gostilja i mirëpresin turistët gourme me kënaqësi kulinare dhe tradita të gjalla

Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..

botuar më 25-10-26 8.05.PD

Doc. Natalija Rashkova: Globalizimi është arsye për interes shtesë ndaj identiteteve

“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..

botuar më 25-10-16 3.15.MD
Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Në Tokio do të qëndisin motive tradicionale bullgare

Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..

botuar më 25-10-12 5.00.PD