Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota për shitjet, çmimet dhe promocionet e produkteve bazë ushqimore si qumështi, djathi, vezët, vaji, mielli, mishi dhe uji mineral për periudhën nga 21 korriku deri më 4 gusht 2025. Përveç kësaj, rrjetet duhet të dorëzojnë edhe parashikimet e tyre për çmimet me pakicë dhe rritjet e pritshme të çmimeve deri në mesin e gushtit.
Komisioni do të përpiqet të sqarojë nëse rritja e çmimeve është ekonomikisht e justifikuar apo buron nga praktika të pandershme dhe antikonkurruese. Nëse zbulohen shkelje, parashikohen sanksione, përfshirë gjoba deri në 10% të qarkullimit të përgjithshëm vjetor për vitin financiar të fundit. Analiza po zhvillohet në kontekstin e hyrjes së pritshme të euros dhe synon të mbrojë konsumatorët nga rritje të pajustifikuara të çmimeve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: cpc.bg
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..