Investitorë amerikanë ndodhen këtë javë në Sofje për negociata me autoritetet bullgare lidhur me zgjerimin e depozitës së gazit në Çiren – një projekt që mund të shndërrohet në një fushë të re përballjeje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të gazit natyror rus në Evropë, njoftoi agjencia REUTERS. Agjencia përmend gjithashtu një përpjekje të pasuksesshme të autoriteteve bullgare këtë pranverë për t'u shitur amerikanëve një pjesë të vazhdimit të gazsjellësit “Rryma Turke” përmes territorit bullgar. Ndër investitorët e mundshëm janë Stephen Lynch nga Florida dhe Fay Wang. Ata kanë kërkuar kontakt me autoritetet bullgare për të marrë pjesë në projektin me vlerë 285 milionë euro për dyfishimin e kapacitetit të depozitës në Çiren.
Ky qendër mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen, veçanërisht kur Greqia, Serbia, Hungaria dhe vende të tjera të rajonit ngurrojnë nëse duhet të vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz rus apo të rrisin importet nga vende të tjera, thekson agjencia, dhe rikujton se përmes Bullgarisë kalon i vetmi gazsjellës funksional që vjen nga Rusia drejt Evropës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Iva Antonova
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..