Dashuria për folklorin bullgar bashkon turistë nga tre kontinente në një tur kulturor të rajonit të Silistrës. Një nga ndalesat për mysafirët nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të tërhequr nga magjia e traditës bullgare, është fshati Profesor Ishirkovo me atmosferën e tij autentike, njoftoi korrespondentja e BNR-së Nezabravka Kirova.
Qëllimi i tyre është të njihen me folklorin bullgar jo vetëm përmes vallëzimit, por edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me komunitetet lokale, tha Nina Kavarxhikova, e cila është koreografe që ka jetuar në SHBA dhe tani punon në Holandë, ku drejton kurse vallesh popullore si për bashkatdhetarë, ashtu edhe për të huaj.
Në fshatin Profesor Ishirkovo, mysafirët amerikanë u pritën në qendrën vendase kulturore "Prosveta - 1907" me bukë dhe kripë - siç dikton tradita. Një grup folklorik për fëmijë dhe të rritur nga fshati mori pjesë në programin festiv. Këngë tingëlluan, valle popullore u luajtën. Rreth gjysma e pjesëmarrësve në turin kulturor kanë ardhur në vendin tonë më parë, duke njohur rajone të tjera të Bullgarisë.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Foto: Nezabravka Kirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..
Një enë balte dhe një kovë druri nga fshati Momçillovci janë pjesë e ekspozitës në Muzeun e Kosit, i cili u hap së fundmi në Shangai, bëri të ditur për BTA kryetarja e fshatit të malit Rodopa , Sijka Surkova. Në qytetin kinës përfaqësues të fshatit..