Gratë bullgare janë edhe më përpara në renditje - në vendin e dytë dhe jetojnë mesatarisht 71 vjet me shëndet të mirë. Ato tejkalohen vetëm nga gratë në Maltë - dhe kjo vetëm me një muaj. Burrat në Bullgari janë në vendin e pestë në Evropë me 66.3 vjet me shëndet të mirë. Burrat në Maltë janë më të shëndetshëm me një mesatare prej 71.7 vjetësh. Mesatarisht në BE, jetëgjatësia me shëndet të mirë është 63.1 vjet, ndërsa gratë jetojnë 5.3 vjet më gjatë se burrat.
"Jam e befasuar nga të dhënat. Ne i dimë problemet tona dhe ato vazhdojnë të ekzistojnë", tha për Radio Sofjen Borjana Boteva, kryetare e Shoqatës për Zhvillimin e Kujdesit Shëndetësor Bullgar. Në një bisedë me Danaill Konov, ajo tha se studimi nuk e merr parasysh mungesën e ekzaminimeve parandaluese ose zbatimin formal të tyre. "Bullgarët nuk shkojnë për ekzaminime, kështu që nuk e dinë se kanë probleme", komentoi Boteva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto:Ani Petrova - BNR
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..