Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Astrofizikanë nga Universiteti i Sofjes me zbulime të reja

М2
Foto: astro.phys.uni-sofia.bg



Shkencëtarë nga katedra “Astronomi” e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” kanë studiuar M2 – një nga grupimet më të vjetra yjore në galaktikën tonë. Grupimet yjore përfaqësojnë grupe yjesh, të lidhura midis tyre përmes gravitetit të ndërsjellë, me një origjinë të përbashkët të supozuar. Duke përdorur qasje interesante, astrofizikanët arrijnë të marrin të dhëna më të sakta për moshën e M2, strukturën dhe dinamikën e tij. Rezultatet, tek të cilat arrijnë, nxisin drejt një rishqyrtimi të ri të këtij lloji fenomenesh kozmike, prandaj nuk është e rastësishme që së fundmi u botuan në faqet e një prej botimeve shkencore më autoritative – Physica Scripta. 

Dr. Georgi Petrov

“Rezultati që morëm është se M2 është më i shtypur në qendër, ndërsa drejt periferisë bëhet më i rrumbullakët”, ndan dr. Georgi Petrov – një nga katër shkencëtarët e përfshirë në projekt, dhe shton për Radio Bullgaria: 

“Në të vërtetë, një astronom i madh rus – Pavell Hollopov, në vitin 1953 ka bërë llogaritjet e para pa ato kompjuterë të fuqishëm që kemi sot, dhe ka vërejtur këtë tendencë të ndryshimit të elipticitetit nga qendra drejt periferisë. Astronomët pas tij, megjithatë, nuk i kanë kushtuar vëmendje kësaj dhe kanë filluar të marrin një vlerë mesatare për formën e grupimit yjor, sepse në shumicën e katalogëve matjet bëhen vetëm në një distancë të caktuar nga qendra.” 

Në bazë të studimit të tyre të hollësishëm, shkencëtarët bullgarë arrijnë të përcaktojnë edhe moshën e grupimit yjor – 13,2 miliardë vjet. Sipas të dhënave të fundit, që janë nga viti 2010, M2 është jo më shumë se 12,5 miliardë vjet. Dr. Petrov shpjegon: 



“Pse është interesante kjo? Sepse grupimet yjore të tipit sferik janë formacionet më të vjetra në galaktikë dhe në univers në përgjithësi, dhe prej tyre mund të gjykojmë për kufirin më të ulët të moshës së vetë universit. Duhet të mendohet edhe për një teori më të përmirësuar, e cila të shpjegojë pse grupimi yjor është më i shtypur në qendër, ndërsa në periferi – më i rrumbullakët, gjë që është e çuditshme! Do të prisnim të ishte e kundërta, pasi gjatë pesëqind milionë viteve të fundit ai është afruar tre herë me qendrën e galaktikës dhe për shkak të ndërveprimit me të, do të duhej të ishte më i shtypur në periferi. Duhet të zhvillohet një teori që të shpjegojë këtë ndryshim.” 

Dhe ndërkohë që rezultatet e studimit, tek të cilat arrijnë astronomët vendas, hapin horizonte të reja për njohuri, ata tashmë përgatisin fazën e ardhshme të projektit të tyre, duke zhvilluar një program kompjuterik të vetin, për të rritur saktësinë e matjeve të tyre. 


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Katedra e Astronomisë, Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, NASA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton më 29 shtator, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë Papa na kujton se..

botuar më 25-09-29 7.05.PD