Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondi Shtetëror “Bullgaria sot dhe nesër” do të krijojë një markë të unifikuar turistike për vendin

Foto: Facebook

Qeveria bullgare do të krijojë një strukturë të centralizuar që do të menaxhojë krijimin dhe promovimin e një marke të unifikuar kombëtare për Bullgarinë, me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Kjo parashikohet në programin legjislativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave për vitin 2025, njofton segabg.com. Ministria e Turizmit duhet të formojë këtë strukturë në fillim të vjeshtës në formën e një fondi kombëtar, i cili do të quhet “Bullgaria sot dhe nesër”. Fondi do të drejtohet nga një këshill mbikëqyrës dhe një drejtor ekzekutiv, dhe do të ketë zyra rajonale dhe ndërkombëtare. Në dokument theksohet se fondi do të “zhvillojë dhe do të zbatojë një koncept të unifikuar për prezantimin e vendit në nivel ndërkombëtar.”

Shpresa është që kjo strukturë e vetme të zgjidhë problemin me iniciativat e pa koordinuara dhe shpesh kontradiktore të institucioneve të ndryshme dhe personave private në përpjekjet për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Organi do të jetë përgjegjës për zbatimin e një strategjie të koordinuar dhe për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Përveç buxhetit shtetëror, fondi do të mbështetet edhe nga partneritete publiko-private, sponsorizime, donacione dhe fonde të BE-së.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD