Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv, dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare të romakëve të lashtë kanë kaluar atje, kurse afërsia me qendrat kryesore ekonomike gjatë Perandorisë Osmane e kanë bërë atë një vend të tregtisë së përqendruar dhe zhvillimit të zejeve. Vendndodhja e favorshme dhe lidhja e shkëlqyer e bëjnë Pazarxhikun modern një pikë jashtëzakonisht të mirë për investime, por ka edhe probleme:

“Një nga më të rëndat është kriza demografike, por aktualisht po marrim masa për ta ndryshuar këtë trend”, thotë Zllatin Dubarinov nga Bashkia e Pazarxhikut në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë dhe vazhdon: “Duam të rrisim kapacitetin administrativ dhe besimin ndaj institucionit, që do të thotë një sërë masash që proceset administrative të bëhen më të lehta në krahasim me qendrat e tjera rajonale në Bullgari”.

Përpjekjet e ekipit synojnë të sigurojnë sinkronizimin midis investimeve, nevojave industriale, biznesit dhe disponueshmërisë së një personeli të arsimuar në mënyrë të përshtatshme.
"Kemi tërhequr universitete për të ofruar arsim të lartë jashtë kampusit. Këto janë Universiteti Mjekësor i Plovdivit, ku ne kemi vënë theksin në specialitetet më kyçe, nga të cilat ka një mungesë veçanërisht të madhe, dhe Universiteti Trak, me të cilin hapëm një, dhe këtë vit 4 specialitete të tjera në fushën e inxhinierisë, kibernetikës, mekanikës, elektronikës. Pikërisht në mënyrë që të krijojmë një cikël parashikueshmërie për investitorët" - shpjegon Zllatin Dubarinov.

Përqendrimi i njerëzve në qytetet e mëdha çon në probleme që lidhen me transportin, trafikun dhe cilësinë e ajrit. Prandaj, shumë njerëz, falë industrive moderne dhe mundësive të punës në distancë, po shpërngulen në vende më të qeta për t'u vendosur dhe për të rritur fëmijët e tyre. Dhe qytetet më të vogla rajonale, siç është Pazarxhiku, tërheqin interesin jo vetëm të bullgarëve:
"Në qytet ka një përqendrim të të huajve - ka një diasporë italianësh, grekësh, komunitete të vogla gjermanësh, anglezë. Disa prej tyre preferojnë të jetojnë në Pazarxhik, të tjerë zgjedhin vendbanimet përreth, pavarësisht nëse janë njerëz në moshë pensioni apo më të rinj me punë në distancë, gjë që u lejon atyre të jetojnë një jetë mjaft të rehatshme në Pazarxhik. Para së gjithash, ata tërhiqen nga qetësia dhe ajri më i pastër. Ky është një trend në rritje në qytetet e tjera rajonale në Bullgari - bashkëbiseduesi ynë ndan vëzhgimet e tij.

Zllatin Dubarinov është i bindur se nuk ka pasur kurrë ndarje midis komuniteteve në Pazarxhik. Përkundrazi: ky është një qytet që është tolerant ndaj të huajve, kulturave të tjera dhe feve të ndryshme:
"Nuk e di nëse ta quaj kod apo edukim të njerëzve, por këtu gjithmonë ka pasur një formë vazhdimësie që i ka bërë të huajt, komunitetet dhe racat e tjera të ndihen të mirëpritur në qytet. Ekzistojnë të gjitha llojet e formave të ndërveprimit, Bashkia mbështet disa gjuhë në një numër shërbimesh të saj, me të cilat përpiqemi t'u plotësojmë nevojat dhe t'i udhëzojmë. Në përgjithësi, ne përpiqemi shumë që ky të jetë gjithnjë e më shumë një qytet i ndihmës së ndërsjellë, i solidaritetit."

Në Pazarxhik ka shumë pika për prodhimin e perimeve dhe frutave, përpunimi i mishit dhe prodhimi i produkteve shtazore, të cilat janë të njohura si disa nga më të mirat në Bullgari, janë të zhvilluara mirë. Kjo ndikon edhe në aksesin që banorët e qytetit kanë në produkte cilësore. Parashikohet rindërtimi, rinovimi dhe shndërrimi i tregut të qytetit në një pikë për ofrimin vetëm të produkteve vendase - fruta dhe perime klasike, produkte mishi dhe qumështi dhe verëra, sepse rajoni ka një prodhim të zhvilluar mirë të verës me një imazh të mirë në vend dhe jashtë shtetit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm që e bën Pazarxhikun tërheqës për bullgarët dhe të huajt është programi i pasur kulturor dhe sportiv.
Aktualisht, Bashkia e Pazarxhikut po zhvillon një hartë turistike interaktive të qytetit dhe rrethinave të tij me të gjitha vendet që janë subjekt i trashëgimisë historike ose kulturore, në mënyrë që kushdo që është i interesuar të vizitojë zonën të dijë se çfarë mund të shohë.
Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të mbushura me aventura dhe përvoja kulturore. Një javë me kalë në Bullgari kushton nga 1200 d..
Sektori turistik në Bullgari shënon rritje gjatë viteve të fundit, si në sezonin veror, ashtu edhe në atë dimëror. Sipas të dhënave të ministrisë përkatëse deri në fillim të tetorit, qytetarët bullgarë që kanë vizituar destinacione turistike në vend kanë..