Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevoja shtëpiake në këtë moment, deklaroi ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili po shqyrton një projektvendim për përballimin e problemit në vend. Sipas tij, 52 digat për të cilat ministria jep leje për përdorim janë në gjendje të mirë në lidhje me rezervat ujore, pavarësisht pranverës dhe verës së thatë dhe sfidave klimatike. “Prioriteti më i rëndësishëm është uji për furnizimin e pijshëm dhe shtëpiak, dhe në vend të dytë – uji për ujitje”, theksoi ai. Aktualisht, digat janë të mbushura në 65% – që është më shumë se vitin e kaluar, por kjo nuk është arsye për vetëkënaqësi, shtoi Manoll Genov.
Sipas tij, digat për qëllime energjetike janë gjithashtu në gjendje të mirë – 68-69% të vëllimit të tyre të përgjithshëm.
Sa i përket situatës me mungesën e ujit në Pleven, ministri deklaroi se problemet janë të pranishme prej vitesh. “Kemi dërguar informacion në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Rregullimit të Territorit se cilat burime ujore të lira kanë mjaftueshëm kapacitet, në mënyrë që të mund të shfrytëzohen në rast shpimeve”, shtoi ai. Ndërkohë, Këshilli Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Pleven doli me një deklaratë-thirrje për shkak të problemit në qytet. Po rriten tensioni dhe shqetësimet mes studentëve nga mbi 50 shtete, studimet dhe jeta e përditshme e të cilëve preken drejtpërdrejt nga kufizimet në furnizimin me ujë, raportoi për BNR korrespondentja në Pleven, Latinka Svetozarova.
Lexoni më shumë mbi temën:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Një bullgare është gruaja më e mirë - fermere organike në Bashkimin Evropian për këtë vit. Allbina Jasinskaja është pronare dhe menaxhere e fermës organike "Rozino", e cila u themelua në vitin 2012. Ferma organike ndodhet në Luginën e..
Car Speed Show 2025 do të zhvillohet më 27 dhe 28 shtator në Arena 8888 në Sofje. Ekspozita do të tregojë makina sportive, luksoze dhe koleksionuese, motoçikleta dhe jahte, produkte inovative për industrinë e automobilave, do të zhvillohen gjithashtu..
Marshimi çiklist i tolerancës "Le tour du canal" kthehet në Kanalin e Varkave në Plovdiv. Më 27 shtator në orën 14:00, fondacioni "Eja dhe ti" po u jep një dorë personave me aftësi të kufizuara me një festival kushtuar lëvizjes. Ngjarja do t'i ofrojë..
Të shtunën , temperaturat minimale do tëlëviizin nga 8 deri në 13°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 10°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot..
Bullgaria mund të privohet përkohësisht nga një pjesë e parave nga kësti i dytë i Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, por vetëm nëse..
Partia nacionaliste “Vëzrazhdane” ka njoftuar për datën 27 shtator, në orën 12:00, një protestë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë përpara ndërtesës së..