"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i një prej pijeve më të lashta në botë, Ljudmill Fotev. Meqenëse çdo alfabet është baza e një ose më shumë gjuhëve, në botimin e tij të parë në vitin 2009 titulli i librit pësoi një ndryshim dhe kështu në treg u shfaq "Gjuha e birrës". Në të, autori u përgjigjet shumë pyetjeve themelore që lidhen si me etimologjinë e fjalës, ashtu edhe me ndryshimet karakteristike të llojeve dhe stileve të ndryshme. Bëhet gjithashtu e qartë lidhja midis simboleve - bimëve, kafshëve, njerëzve në etiketat e birrës përkatëse. Në vitin 2024 që lamë pas, Ljudmill Fotev na çoi përsëri në një udhëtim në botën e birrës me botimin e ri të zgjeruar, të cilën tani mund ta zbulojmë nën titullin "Gjuhët e birrës". Arsyeja e bisedës sonë ishte premiera e librit që u zhvillua para disa muajsh në Sofje. E pyetëm se cilën nga gjuhët mund ta përcaktojmë si dominante?
"Nuk ka dominante ose nën-dominante. Gjuhët janë për të komunikuar. Nëse një gjuhë pretendon të jetë globale, në një moment mund të jetë gjuha e pilsner, në një moment tjetër mund të jetë gjuha e IPA-s (India Pale Ale), në një moment të tretë mund të jetë gjuha e birrave të tharta, pra me një fjalë - poliglotizmi është i këshillueshëm."
Sa i përket faktit nëse ka paralele midis stileve të birrës dhe stileve të muzikës dhe deri në ç' mase një person mund të përkufizohet sipas tyre, përgjigjja e shkurtër është "po".
"Njeriu – ky është stili i tij. Nuk mund të jesh elegant në shijet e tua muzikore dhe pompoz në degustime, sepse sa më shumë të pëlqen ajo që të pëlqen, aq më shumë interesohesh për të dhe mëson gjëra të reja rreth saj. "Është e njëjta gjë me muzikën, është e njëjta gjë me birrën, me letërsinë, absolutisht me të gjitha fushat e artit. Nuk është rastësi që unë e konsideroj birrën si një formë arti sesa ndonjë produkt industrial, të prodhuar në masë për konsum. "
Duke shpalosur faqet e librit, i cili nuk mund dhe nuk duhet të lexohet si roman, por më tepër si një enciklopedi nga e cila mund të mësosh diçka të re çdo ditë, hasim kapitullin kushtuar birrës në Bullgari:
"Ky është kapitulli që është përkthyer në katër gjuhë në faqen e internetit të librit . Aktualisht po pres përkthimin e tij në portugalisht, në mënyrë që të jetë i arritshëm për të gjithë miqtë dhe lexuesit e mi të huaj", na thotë kolegu ynë. "Ata janë jashtëzakonisht të interesuar për historinë, modernitetin, por edhe për mënyrën se si pozicionohet birra në një vend, prodhues tradicional i verës, si Bullgaria. Disa përpiqen ta paraqesin atë si një vend të alkoolit të fortë, por unë nuk jam aspak dakord me këtë. Në Bullgari, alkooli i fortë, vera e mirë dhe birra e mirë bashkëjetojnë shumë mirë."
Ljudmill Fotev është gjithashtu gjyqtar në shumë konkurse ndërkombëtare birre në Evropë dhe në mbarë botën. Midis anëtarëve të jurisë në forume të tilla, është e detyrueshme të përfshihet një përfaqësues i vendit pritës, një zonjë, një përfaqësuese e të ashtuquajturës Botë e Re (Australia, SHBA, Afrika e Jugut, Argjentina, Kili), një gazetar, një person nga biznesi HoReCa (hotele, restorante, kafene), dhe sa më e larmishme të jetë përvoja e anëtarëve të saj, aq më i besueshëm është vendimi përfundimtar për fituesin në konkurs.
Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një gjyqtar në një konkurs të tillë?
"Ai duhet të ketë shqisa të stërvitura mirë, që do të thotë se duhet të shijojë shumë gjëra të ndryshme, si dhe të mbajë shënime. Duhet të jetë gjithashtu një person me imagjinatë që mund ta shprehë me fjalë atë që ndjen ndërsa pi, përtej shijeve dhe aromave më tradicionale. Përgjigjet që duhet të jepni janë të përshtatura sipas stilit përkatës të birrës, por për ta bërë këtë, duhet të jeni të njohur me atë stil dhe me rreth pesëdhjetë përfaqësues të ndryshëm të tij", përfundon Ljudmill Fotev.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: beerlanguages.com, arkivi personal i Ljudmill Fotev
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit..