Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Temperaturat po rriten në normalen për muajin gusht

Foto: BTA

Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë.

Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 32°, për Sofjen - rreth 28°.

Në male do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu-verilindja, dhe në pjesët më të larta - nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 20°, në 2000 metra - rreth 14°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë e moderuar nga lindja më shpesh. Temperaturat maksimale do të jenë midis 24° dhe 28°. Temperatura e ujit të detit është 24°-25°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Redaktoi: Darina Grigirova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U zgjatën masat kundër lias te delet dhe dhitë në rajonin e Plovdivit

Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lias tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore njoftoi se do të zgjatet..

botuar më 25-08-26 6.53.MD

Sindikatat: Nga 1 janari 2026 paga minimale duhet të jetë 1213 leva

Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me nivelin aktual. Kjo parashikohet në projektin e Dekretit të Këshillit të Ministrave, i përgatitur nga..

botuar më 25-08-26 6.21.MD

Që nga 1 shkurti do të mund të bëjmë blerje vetëm në euro.

Pas vendosjes së euros në Bullgari nga 1 janari 2026, shumat e pagave, pensioneve, ndihmave sociale dhe kompensimeve nuk do të ndryshojnë në vlerë, por thjesht do të kalojnë nga leva në euro, të rivlerësuara sipas kursit zyrtar 1,95583 leva për një..

botuar më 25-08-26 5.04.MD