Një festival ndërkombëtar i ushqimeve tradicionale do të mbahet më 30 dhe 31 gusht pranë Varnës – në “Parkun Historik”, në fshatin Neofit Rilski. Në kuadër të festivalit do të nderohet edhe festa e pjellorisë Sabantuj, që banorët e Tatarstanit dhe bullgarët e Vollgës e festojnë prej shekujsh, pavarësisht nga vendi ku jetojnë në botë, tha në një konferencë për shtyp në Agjencinë Bullgare të Lajmeve kryetarja e shoqatës “Bullgarët e Vollgës”, Alfija Dimitrova. Ngjarja do të mbledhë pjesëmarrës nga etni të ndryshme dhe do të prezantojë një gamë të pasur kuzhinash kombëtare – si receta të lashta të bullgarëve të Vollgës, të ruajtura për shekuj me radhë, ashtu edhe kuzhina italiane, spanjolle dhe turke. Janë parashikuar gara sportive, përfshirë edhe luftën tradicionale dhe atë kanadeze, si dhe lojëra popullore familjare si gara me thasë etj.
Festivali do të shoqërohet me koncerte. Vizitorët do të kenë mundësinë të prekin nga afër zanatet tradicionale, si qeramika dhe endja. Përveç kësaj, ata do të mund të mësojnë sekretet e qitjes me hark, të kalërimit dhe të stërvitjes së zogjve grabitqarë për gjueti. Për fëmijët parashikohet një program i veçantë në kampin me jurta “Së bashku”, ku do të zhvillohen punëtori të ndryshme.
Festivali bashkon të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen, shtoi Albina Fasheeva, shefe kuzhine nga Kazani, e cila do të prezantojë receta të vjetra nga Bullgaria e Vollgës. Ajo do të mbajë edhe një kurs mjeshtëror ku çdokush mund të marrë pjesë dhe të mësojë si përgatitet një pjatë tradicionale e lashtë.
Bullgaria e Vollgës u themelua rreth vitit 660 nga Kotragu, biri i hanit Kubrat, i cili, pas shpërbërjes së Bullgarisë së Madhe të vjetër të Kubratit, u nis drejt veriut në krye të fisit protobullgar kotragë dhe u vendos përgjatë luginës së lumit Vollga të Mesme.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Organizatorë
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar..