Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

10
Foto: Muzeu Historik – Petriç

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i vendeve arkitekturore të qytetit antik të Heraklea Sintikës”.

Katja Stojanova

Qyteti helenistik, i cili vitin e kaluar tërhoqi vëmendjen globale me zbulimin e një statuje të njërit prej trashëgimtarëve të Oktavian Augustit, themeluesit të Perandorisë Romake, tani po e vendos veten si një qendër e kulturës, artit dhe arsimit. Përveç kësaj, ai po bëhet edhe një qendër për ruajtjen e biodiversitetit në rajon. E gjithë kjo bashkohet nën moton: "Dialogë kulturorë me natyrën, kulturën dhe njerëzit" - pjesë e një projekti në shkallë të gjerë për të rigjallëruar qytetin e lashtë.


"Po jetojmë në një vend ku është përqendruar një trashëgimi kulturore me vlerë jashtëzakonisht të lartë dhe, në të njëjtën kohë, natyra na ka dhënë një dhuratë që nuk mund ta injorojmë. Përpjekjet tona synojnë t'i bashkojmë të dyja pasuritë. Vendi ka qenë gjithmonë objekt i kërkimit shkencor - kemi lloje të rralla zogjsh, gjarpërinjsh dhe breshkash, si dhe bimë specifike. E kemi kombinuar punën administrative të kërkimit të tyre me procesin krijues me qëllim promovimin e pasurisë së biodiversitetit në zonë dhe është tashmë e qartë se njerëzit kënaqen duke dëgjuar, shikuar dhe folur për kafshët dhe bimët që janë këtu."


Katja Stojanova tregon se së bashku me një ekip biologësh organizojnë ekspozita, përshkruajnë lloje bimësh dhe kafshësh dhe përgatisin module edukative për fëmijë dhe të rritur.

"Ne përpiqemi të bashkëpunojmë me shkollat ​​lokale dhe të gjitha institucionet kulturore dhe arsimore. Qëllimi është që nxënësit të diskutojnë tema aktuale, të japin sugjerime për zgjidhjen e problemeve dhe që pjesa krijuese të ndërthuret me arsimimin dhe edukimin – duke formuar persona të përgjegjshëm. Gjithashtu mbajtëm disa ekspozita në institucione kulturore jashtë vendit - në Budapest në shkurt, ku komuniteti vendas bullgar u njoh me Heraklea Sintika dhe tregoi interes të jashtëzakonshëm. Me iniciativën e tyre, mbajtëm një leksion tjetër dhe me drejtorin e Institutit Kulturor dhe përfaqësuesit e ambasadës diskutuam për iniciativat e ardhshme me shkollat ​​bullgare atje. Më vonë, prezantuam ekspozitën "Sekrete dhe mistere nga Heraklea Sintika" edhe në Sllovaki - jo vetëm për komunitetin bullgar, por edhe për publikun vendas. Kështu, ndërmorëm hapat e parë që njerëzit jashtë Bullgarisë të mund ta njihnin Heraklean. Ndoshta në fund të vitit do të kemi një prezantim edhe në Varshavë.


Interesi për qytetin e lashtë po rritet, është e bindur Katja Stojanova. Ajo shton se numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm.


"Para pak kohe na vizituan meksikanë, kishte vizitorë nga Vietnami, njerëz nga e gjithë Evropa, sigurisht, por edhe shumë amerikanë, disa përfaqësues nga Japonia, si dhe nga Amerika e Jugut. Vizitat nuk janë të organizuara, por individuale dhe të huajt gjithnjë e më shumë interesohen për Heraklea Sintika, e gjithë kjo është edhe për shkak të reklamimit dhe promovimit të gjerë që bëjmë së bashku me platformën e prof. Ljudmill Vagalinski - drejtues i gërmimeve, dhe me mediat, për të cilat i falënderojmë. Sepse njerëzit tashmë e njohin Heraklea Sintika si një vend me trashëgimi të pasur kulturore, për shkak të së cilës flitet mirë për Bullgarinë", përfundoi Katja Stojanova.

Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:


Gjatë verës, qyteti i lashtë u shndërrua në një skenë për muzikantët, dhe në fund të korrikut, spektakli interaktiv "Misteri Sintika", me ndihmën e tingullit, dritës dhe koreografisë, rikujtoi besimet dhe zakonet trake, ndërsa për më të vegjlit ishin përgatitur punëtori të posaçme arkitekturore.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Muzeu Historik - Petriç



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..

botuar më 25-09-30 7.15.PD

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD