Punonjësit e Drejtorisë Territoriale të Doganës së Sofjes parandaluan një përpjekje të paligjshme për të dërguar gati 10 000 kuti cigare, njoftoi qendra e shtypit e Agjencisë Doganore. Cigaret ishin të paketuara në dërgesa postare dhe korrieri, të përshkruara dhe të fshehura si mallra të ndryshme shtëpiake.
Që nga fillimi i vitit, punonjësit doganorë të drejtorisë kanë sekuestruar 191 260 copë (9 563 kuti) cigare gjatë përpjekjeve për të kontrabanduar produkte duhani përmes rrjetit të operatorëve korrierë dhe postarë. Shumica e tyre ishin me një pullë akcize bullgare dhe të destinuara për Britaninë e Madhe, ku çmimet janë shumë më të larta.
Dërguesit po përpiqen t'i fshehin cigaret në mënyra të ndryshme - në cilindra/kuti metalike të salduara, në pako proteinash hirre, në kanaçe, në pako ëmbëlsirash.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: customs.bg
Me mbështetjen e Agjencisë së Punësimit, që nga fillimi i vitit 11 426 të rinj deri në moshën 29 vjeç filluan punë në tregun primar të punës. Vetëm gjatë muajit korrik u punësuan 1397 të rinj, prej të cilëve 672 janë të moshës deri në 24 vjeç,..
Avokatja e Popullit Velisllava Dellçeva dhe drejtuesja e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore Vesella Karaivanova po përgatisin një fushatë të përbashkët informuese drejtuar të moshuarve me rastin e futjes së euros nga 1 janari 2025, raportoi..
Qeveria planifikon të krijojë një regjistër publik elektronik të të gjitha atraksioneve, i cili do të prezantojë rregullore, njoftoi Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Arsyeja e vendimit është vdekja e një fëmije..
Paga minimale do të jetë 1213 leva (620.20 euro) duke filluar nga 1 janari 2026. Shuma e saj do të rritet me 12.6%, ose me 136 leva, krahasuar me..
Natën moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të mërkurën do të jetë me diell. Do të ketë re të shpërndara të larta mbi rajonet..
Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lisë tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin..